Jonida Maliqi ka performuar në shqip këngën ‘Ktheju Tokës’ në Tel Aviv, në finalen e ‘Eurosong 2019’ dhe në fund të këngës publiku ka shpërthyer në brohoritje dhe duartrokitje.
Përfaqësuesja e Shqipërisë ka kënduar e dyta në radhë, ndërkohë janë edhe 24 këngë të tjera që do të performohen dhe më pas do të shpallet fituesi.
Deri më tani Jonida Maliqi kryeson në votimin nga publiku, ku pas saj vjen Malta me shumë vota më pak./