Më shum

    Liqenet e Dumresë: Zbuloni thesaret ujore afër Elbasanit

    Si një kurorë e mbushur me gurë të çmuar, zona e Dumresë me 86 liqenet e saj të përmasave të ndryshme magjeps cilindo kalimtar që kërkon ta zbulojë më nga afër. Të pozicionuar në rrethin e Elbasanit, 160 metra mbi nivelin e detit, liqenet e Dumresë njihen për veçoritë e tyre dhe peizazhet e jashtëzakonshme që krijojnë në harmoni me njëri-tjetrin.

    Liqeni i Belshit

    Është liqeni me zonën më të populluar përreth tij, e rrjedhimisht është e pashmangshme një ndalesë këtu, për të vizituar me këtë rast dhe ndryshimet e ndodhura në Belsh. Një ecje pranë shëtitores moderne, apo dhe ndalesa pranë ndonjë kafeneje apo restoranti, do ju mundësojë ta shijoni ndryshe panoramën e liqenit. Në mbrëmje, me dritat e qytetit që ndizen njëra pas tjetrës, liqeni reflekton paqësisht atmosferën e ngrohtë të qytetit.

    Qendra e Belshit, foto nga shqip.info

    Liqeni i Seferanit 

    E tek sa zambakët e ujit zbukurojnë shumë prej liqeneve të Dumresë, liqeni i Seferanit me ardhjen e pranverës vishet nga një tapet i jashtëzakonshëm ngjyrash, falë lekoit të bardhë dhë lekoit të verdhë. Në Seferan do të provoni çajin e shafranit dhe kuleçët me vaj ulliri, në bujtinat e reja që ndodhen aty. Në Seferan ndodhet dhe qendra “Dumrea Pedal”, ku të interesuarit mund të bëjnë xhiro me biçikletat e reja të pajisura me të gjitha kushtet e sigurisë.

    Liqeni i Seferanit, foto nga shqip.info

    Në sfond të liqenit të Seferanit ndodhet dhe Shkëmbi i Gradishtës, që njihet ndryshe dhe si Kalaja e Belshit për shkak të rrënojave të gjetura aty. Tek sa mendohet se ka qenë qendër e zhvilluar që prej shekullit të gjashtë para Krishtit, qyteza e fortifikuar dy shekuj më vonë i përkiste krahinës së fisit ilir të parthinëve. Vlen të thuhet se prej asaj periudhe është gjetur dhe varri i një princi ilir, që njihet me emrin e Princit të Belshit, ku spikasnin rreth 70 objekte arkeologjike të cilat sot ekspozohen në një nga muzetë e antikitetit në Asparn të Austrisë.

    Liqeni Seferanit ne perendimin e diellit foto nga shqip.info

    Liqeni i Merhojes

    Një tjetër liqen i njohur si më i pastërti e i thelli prej liqeneve të Dumresë (61 m) është ai i Merhojes, që është njëherazi i famshëm për peshkimin e krapit. Liqeni i Merhojes ndodhet jo shumë larg Seferanit, e falë qendrës “Dumrea Pedal” mund të siguroni dhe pajisjet e nevojshme për të praktikuar sporte si kanoa, kajak, apo edhe paddleboarding.

    Liqeni i Degës, foto nga shqip.info

    Liqeni i Degës

    Një prej liqeneve më të bukur të gjithë pllajës së Dumresë është ai i Degës, që ndodhet pranë fshatit Fierzë. Ky liqen karstik vjen në formë të përzgjatur dhe ka një gjatësi prej 1600 m e gjerësi prej 300 m, dhe përbëhet nga një ekosistem tejet i pasur e mbresëlënës. Nëse do bëni kujdes të gjeni një pikë ku mund ta vështroni nga një lartësi e caktuar, do shikoni se si forma e këtij liqeni është tejet unike në raport me liqenet e tjerë përreth.

    Liqeni i Çestijes 

    Pranë tij gjendet Liqeni i Çestijes që tërheq vëmendjen për faktin se është dhe liqeni më i madh i të gjithë zonës së Dumresë. Tek sa liqeni mund të shërbejë si një vend i përshtatshëm për shplodhje e piknik, jo të paktë janë ata që e përdorin atë për peshkim.

    Si të shkosh në Liqenet e Dumresë

    Liqeni i Degës: Elbasan – Belsh – Çepë – Fierzë – Liqeni i Degës.
    Liqeni  Çestijes: Elbasan – Belsh – Çepë – Fierzë – Çestije.
    Liqeni  Merhojes: Elbasan – Belsh – Çepë.
    Liqeni  Seferanit: Elbasan – Belsh – Seferan.

    Latest news

    “Qyteti Muze i Beratit”, vendi i ruajtjes së traditës dhe lashtësisë shqiptare

    Nga ADEM LUSHAJ – Deçan – Kosovë Ruajtja e vlerave antike si, shtëpitë, kalldrëmet, rrugicat, pastaj Kalaja, Muzetë e shumta, Lumi “Osum”, ullishtat, “përsheshi me...

    3 Trajtime në shtëpi për të rinuar lëkurën e duarve!

    Duart tona kanë një lëkurë shumë të hollë dhe të ndjeshme. Pikërisht për këtë kërkojnë kujdes të veçantë. Disa faktorë mund ta rrënojnë lëkurën.Për...

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut Nga: Haxhi MEHMETAJ, arkeolog Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të...

    Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Angli, kandidati për kryeministër ka vetëm 2 kushte për leje qëndrimi

    Boris Johnson kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për të gjithë emigrantët që...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here