More

    Përkujtohet Batalioni i Dumresë

    Cërriku ka kujtuar këtë të premte dëshmorët e Batalionit të Dumresë të cilët luftuan për lirinë e vendit. Festimet nisën që herët në sheshin e qytetit, ndërkohë që është zhvilluar edhe panairi me prodhime tradicionale vendase i cili mblodhi vizitorë nga i gjithë qarku.

    Të pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e 76-vjetorit të themelimit të Batalionit të Dumresë ishin edhe Presidenti Ilir Meta, Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ish-Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe deputetë të PS e ish-deputetë të LSI të cilët vendosën kurora me lule në memorialin e të rënëve ndërkohë qe vlerësuan organizimin e Bashkisë së Cërrikut.

    Presidenti Ilir Meta ka shprehur kënaqësinë për praninë në 76-vjetorin e një prej formacioneve partizane me histori të lavdishme.
    “Jemi krenar që jemi i vetmi vend që arritëm të çliroheshim vetë, por nuk patën fatin të bëheshim pjesë e projektit europian të 9 Majit 1945. Askush nuk ka sukses duke cenuar historine LANÇ. Nuk është koha të merremi me të kaluarën. Është koha të shtojmë bashkëpunimin me njeri tjetrin për integrimin e vendit në BE”, deklaroi Kreu i Shtetit
    Ndërsa Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla theksoi se batalioni i Dumresë ka një vend të rëndësishëm në historinë e luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
    “Pseudohistorianët se fundi po tentojnë të hedhin baltë mbi LANÇ, por ne do ta mbrojmë me përkushtim. Ne duhet të jemi të gjithë së bashku pre Shqipërinë europiane”, theksoi Balla.

    Nga ana e tij kryebashkiaku Altin Tosku duke iu uruar mirëseardhjen personaliteteve të politikës dhe të pranishmëve dhe ka shprehur mirënjohjen ndaj partizanëve të Batalionit të Dumresë që dhanë jetën për liri.

    Panairi me prodhime tradicionale të zonës së Dumresë pritet të kthehet në traditë në qytetin e Cërrikut për t’i shtuar gjallërinë këtij qyteti, por edhe për nxitur vizitorë nga i gjithë vendi që të bëhen pjesë e festës së Cërrikut.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here