Gjon Mili, është padyshim një nga fotografët më të mëdhenj të Amerikës, që ka lënë gjurmë në historinë e fotografiës përmes punës së tij.
Gjon Mili mbahet mend për fotografitë që u ka bërë piktorëve të mëdhenj si Pablo Pikaso apo Salvador Dali.
Ai ka lindur në Korçë dhe fëmijërinë e ka kaluar në Rumani, duke ndjekur kolegji kombëtar në Bukuresht. Rreth vitit 1923, Mili emigroi drejt SHBA-ve.
Në 1939, Mili filloi të punojë si një fotograf.
Gjatë viteve ai u njoh me shumë artistë të shquar në piktura dhe në artin kinematografikë të Hollivudit.
Gjon Mili është marrë edhe me kinematografi, duke xhiruar me skenar të vet gjashtë filma dokumentarë.
Ai ka pasqyruar në fotoportrete interesante figura të tilla të artit e kulturës botërore si regjisorin Hitchcock, kompozitorin Stravinski,
Ekspozitën e parë vetjake Mili e ka hapur me 1934, ndërsa të fundit, më të zgjedhurat e gjithë krijimtarisë me 140 foto, më 1980 në Nju Jork me rastin e 75-vjetorit të lindjes.
Për nder të tij, dhjetë vjet pas vdekjes, në fund të vitit 1994, në Haëard Greenberg Gallery të Nju Jorkut u paraqitën punë të bëra prej tij në harkun kohor 1930-1970, si dhe objekte nga jeta dhe vepra e Milit në lëmë të fotografisë dhe filmit.
Gjon Mili vdiq në Stamford, Connecticut, ShBA më 14 shkurt të vitit 1984.