Categories
Teknologji

Hakerët vjedhin 31 milionë dollarë në Bitcoin

Me vetëm një transaksion të vetëm, hakerat kanë vjedhur gati 31 milionë dollarë në Bitcoins nga një nga kompanitë tregtare më të mëdha të kriptocurrency në botë.

Vjedhja, e cila preku Binancën, u krye me një sërë metodash që përfshinin phishing (manipulim) dhe viruset. “Hakerët ishin në gjendje të tërhiqnin 7,000 Bitcoin (30.9 milionë funte) duke tejkaluar të gjitha kontrollet e sigurisë së kompanisë”, tha CEO i kompanisë. Kryeshefi Ekzekutiv Changpang Zhao tha se shuma e marrë është bërë rreth ‘2%’ e totalit të Binance-it në Bitcoin.

Shefi ekzekutiv i kompanisë me bazë në Japoni Z. Zhao, i cili gjithashtu njihet si CZ, tha se Binance do të përdorë fondin e saj të sigurt të aseteve për të mbuluar plotësisht incidentin dhe premtoi se do të kryejë një ‘shqyrtim të plotë të sigurisë’.

Në një deklaratë, CZ përshkroi si ka ndodhur shkelja më e fundit, duke shkruar: ‘Hakerët ishin në gjendje të merrnin një numër të madh çelësash API të përdoruesve, kodet 2FA dhe potencialisht informacione të tjera.

‘Hakerët përdorën një sërë teknikash, duke përfshirë phishing, viruse dhe sulme të tjera.

One reply on “Hakerët vjedhin 31 milionë dollarë në Bitcoin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *