Më shum

    Kabunia shqiptare, gostia e fisme ndër shekuj

    Është një nga recetat që jo vetëm i ka rezistuar shekujve por me kalimin e kohës është lartësuar edhe më shumë për shijen autentike të saj.
    Kabunia, është një ëmbëlsirë shumë e shijshme, me aromë paksa mistike. Është një nga recetat që jo vetëm i ka rezistuar shekujve por me kalimin e kohës është lartësuar edhe më shumë për shijen autentike të saj. Kabunia njihet si traditë e kuzhinës shqiptare e përgatitur nga të gjitha trevat, origjina e saj vjen nga vendet e Lindjes. Receta e Kabunisë njihet gjerësisht në kuzhinën orientale.

    Sipas të dhënave të shqip.info mësohet se Kabunia ka qenë ëmbëlsira e preferuar e sulltanëve, të cilët e konsumonin rregullisht atë, jo vetëm për shijen e mrekullueshme por edhe për të fituar energji dhe forcë. Nxjerrja e kabunisë në tryezën e miqve është shenjë e fortë e shprehjes së mirëseardhjes, respektit dhe dashurisë për të ftuarit. Oriz më rrush të thatë, bajame, karafila e kanellë. Mjaftojnë këta përbërës për të të ngacmuar fantazitë e shijes dhe dëshirën për të shijuar këtë ëmbëlsirë të vjetër.

    Receta që shqip.info sjell sot tregon se si krejt lehtë kjo ëmbëlsirë që ka “magjepsur” edhe sulltanët mund të përgatitet në shtëpi për t’u shijuar me familjen, me miqtë e të ftuarit.

    Përbërësit

    • 500 gr oriz
    • 1 litër lëng mishi dashi (ose ujë)
    • 200 gr sheqer
    • 150 gr rrush të thatë
    • 100 gr gjalp
    • 1 lugë vaj ulliri
    • Disa fara karafili
    • Pak kripë
    • Pak Kanellë

    Përgatitja e Kabunisë

    Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit bashkë me gjalpin. Pasi gjalpi shkrihet hedhim orizin dhe e përziejmë për pak minuta derisa orizi të përthithë plotësisht masën e gjalpit të shkrirë.

    Më pas hedhim me ngadalë ujin e valuar, pak kripë dhe disa fara karafili. E lemë masën të ziejë të mbuluar me kapak në zjarr të ngadaltë.

    Për të përftuar ngjyrën e praruar të artë të Kabunisë, përgatisim karamelin duke skuqur 2 lugë sheqer me pak vaj ulliri. Pasi është skuqur sheqeri, e shtojmë te kabunia gjatë zierjes. Në momentin kur uji shteron dhe orizi nis të nxjerrë disa bulëza në sipërfaqe e heqim nga zjarri.

    Tenxheren e mbulojmë me një pecetë të pastër duke i vendosur kapakun sipër për 15 minuta në mënyrë që të zbutet orizi. Më pas, orizin e hedhim në një tavë qelqi ku hedhim sipër rrushin e thatë dhe disa fara karafilash. E lemë përsëri 10 minuta dhe më pas i hedhim sheqerin.

    E përziejmë derisa sheqeri të tretet dhe pastaj e hedhim në pjata. Për t’i shtuar shije, sipër i hedhim kanellë dhe kabunia është gati për tryezën tuaj. 

    Latest news

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut Nga: Haxhi MEHMETAJ, arkeolog Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të...

    Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Angli, kandidati për kryeministër ka vetëm 2 kushte për leje qëndrimi

    Boris Johnson kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për të gjithë emigrantët që...

    Nipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor

    Kërkojmë ndihmën e SPAK të vendosë drejtësiNipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor Nga : Kadri Malka Në të vërtetë,...

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën ma dëgjoni. Të bashkohemi për këtë komb ku i...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here