Categories
Aktualitet

Kishat me veprat e Onufrit/ Nis restaurimi në kishën e Shën Kollit në Shelcan të Elbasanit

Kisha e Shën Kollit në fshatin Shelcan të Elbasanit do t’i nënshtrohet restaurimit pas evidentimit dhe dokumentimin nga ana e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Specialistët kanë kryer një inspektim nga ku kanë evidentuar problem si nga ana strukturore ashtu edhe degradime të materialeve.

Bëhet fjalë për një pasuri të rrallë me piktura të Onufrit të viteve 1554, piktura të cilat po shkojnë drejt degradiumit për shkak të lagështisë që ka ndërtesa.

Kisha e Shën Kollit konsiderohet një perlë e ardhur nga lashtësia. Ajo është kompetencë dhe nën mbikëqyrjen e Institutit të Monumenteve të kulturës nga ku kërkohet edhe një mbikëqyrje e veçantë.

Ndërsa Kisha, gjithnjë e më tepër, për pasuri të tilla të rralla, bën apel t’i ketë në kompetencë të saj.
Onufri ka pikturuar në dhjetëra kisha të zonës së shpatit në Elbasan, një gjë e tillë vazhdon të tërheqë qindra vizitorë çdo vit.

Është në interesin edhe të banorëve të zonës që kisha, jo vetëm të ruhet, por edhe të lobohet, për të vazhduar të afrojë vizitorë, kryesisht të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *