Categories
Lajme

Sadiku: Po rigjejmë grupin e humbur/ Sulmuesi kuqezi, tregon stërvitjen e parë me Rejan

Pas seancës së parë zyrtare me trajnerin Edi Reja, të gjithë lojtarët duket të kenë rigjetur entuziazmin e munguar në skuadër.

Përpos kësaj trajneri italian që në ditën e parë kur ka patur grupin e plotë është munduar të fusë idetë e tij për sa i përket skemës që ka ndërmend të përdor për ndeshjet e ardhshme. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Armando Sadiku, në konferencën e parë për shtyp për këtë grumbullim.

“ Misteri ka punuar dje në stërvitje skemën që do ta praktikojë në ndeshjen me Islandën 3-5- 2. Ka qenë një stërvitje intensive. Duket që i pëlqen të rrijë në fushë, ti japë këshilla çdo lojtari në çdo rol”, tha Armando Sadiku.

Ajo që bie në sy dhe vihet theksi në çdo dalje me sa duket në këtë grumbullim më tepër se trajneri i ri është atmosfera pozitive e rikthyer.

“Forca më ë madhe ka qenë grupi dhe tani me misterin e ri atmosfera në ekip është shumë e mirë  dhe shpresoj që tani do ta rigjejmë përsëri atë grupin që mungoi më Panuçin” vijoi Armando Sadiku.

Përkrah Sadikut në konferencë ishte edhe mbrojtësi Ardian Smajli i cili gjithashtu u shpreh optimist për rikthimin e skuadrës në rrugën e duhur.

“ Nuk e di a ka nevojë për ndryshim rëndësi ka që ekipi të ketë harmoni siç është tani për tani dhe besoj do të vijnë edhe rezultatet se nëse nuk harmoni e nuk je mirë me shoku shokun atëherë nuk ka sukses. Islanda nuk është si ka qenë po besoj do të kemi një pikë shprese që do të marrim pikë”, tha  Arduian Smajli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *