Koronavirusi ka shkaktuar 6,526 viktima dhe 170,237 të infektuar në të gjithë botën. 77,788 persona janë shëruar dhe kanë lënë spitalet.
Vendi më i prekur është edhe vendi nga ku filloi shpërthimi i koronavirusit, Kina me 3,213 të vdekur dhe 80,866 të infektuar. Megjithatë rastet e reja me koronavirus kanë ardhur duke u ulur.
Ndërkohë Organizata Botërore të Shëndetësisë e ka konsideruar Evropen si epiqendra e re e pandemisë COVID-19.
Vendi i dytë më i prekur është Italia me 1,809 viktima dhe 17,660 të infektuar. Prej disa ditësh vendi është shpallur zonë e kuqe.
Vendi i tretë më i prekur është Irani me 724 të vdekur dhe 13,938 të infektuar.
Ndërkohë edhe Shqipëria është prekur nga koronavirusi ku deri më tani është regjistruar një viktimë dhe 42 të infektuar.