Kripa e Himalajës është një substancë minerale e pastër që në mënyrë natyrale vjen në një ngjyrë rozë të lehtë. Njerëzit e kanë përdorur atë për shekuj si një kurë terapeutike në mjekësinë popullore. Kripë rozë e Himalajës përmban 84 gjurmë mineralesh dhe elementesh që gjenden në trupin e njeriut. Disa nga këto minerale përfshijnë: kalcium, magnez, kalium, sulfat, etj.
Gjithashtu kjo kripë ka një strukturë unike qelizore që ruan energjinë për ta emetuar në forma të ndryshme. Mineralet në këtë kripë janë mjaftueshëm të vogla, aq sa qelizat e organizmit tonë mund t’i përthithin lehtësisht.
Më poshtë do të lexoni disa nga përfitimet kryesore të kripës rozë.
1. Detox
Kur tretet në ujë, kripa rozë Himalaje ndihmon në nxjerrjen e toksinave nga indet dhjamore dhe lëkurës.
2. Ndihmon balancimin e niveleve Alkaline dhe Aciditetit të trupit tuaj
Ajo që duhet të bëni është të shtoni rreth 2 lugë gjelle kripë rozë në vaskë e të zhyteni në të për të paktën 30 minuta.
3. Përmirëson qarkullimin e gjakut
Kjo kripë mund të pastrojë enët e gjakut duke shkrirë çfarëdolloj grumbullimi që krijohet në këto enë dhe të përmirësojë qarkullimin e gjakut. Megjithëse kripa rozë ka një përmbajtje të lartë natriumi, kur përdoret në vend të kripës së përpunuar të NaCl, trupi juaj e ka më të lehtë përpunimin e mineraleve. Kjo, për shkak se trupi juaj nuk do të ketë nevojë për aq shumë ujë për të pastruar natriumin e tepërt.
4. Përmirëson tretjen
Enzimat e gjendura në kripën rozë mund të ndihmojnë në rritjen e aftësisë së traktit gastrointestinal për të absorbuar lëndët e tjera ushqyese. Kjo kripë do të ndihmojë në tretjen më të mirë të ushqimit tuaj.
5. Cilësi më e mirë e gjumit
Kripa Himalajës ndihmon në përmirësimin e gjendjes së trupit dhe mendjen tuaj. Gjithashtu ju siguron substancat e nevojshme për të rikthyer nivelet e energjisë gjatë natës, kur jeni në gjumë.
6. Forcon trupin
Shumica e mineraleve që gjenden në kripën rozë Himalayan janë esenciale për trupin e njeriut, për mbajtjen e kockave të forta, indeve lidhëse, qarkullimit të gjakut dhe rigjenerimit të duhur të muskujve. Nëse jeni të prirur për artrit, lodhje mendore etj përdorimi i rregullt i kripës rozë mund t’ju ndihmoje të ndiheni më mirë./shqip.info
One reply on “Kripa rozë e Himalajës, thesari në formë kristalesh për shëndetin”
Hi there! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m
not seeing very good results. If you know of any please share.
Thanks! You can read similar article here: Eco product