More

    Avioni i modifikuar “ulet” në bregdetin shqiptar

    Një avion i vogël është “ulur” në bregdetin shqiptar në Dhërmi, në zonën e njohur si plazhi i Drimadhës.

    Nga fotot e mbërritura në redaksinë e Top Channel, dallohet avioni i modifikuar me goma për të qëndruar edhe mbi ujë.

    Fotot janë siguruar nga banorë të zonës të cilët janë bërë kuriozë për praninë e këtij avioni në plazh.

    Ndërkohë policia sqaron se avioni në fjalë është vendosur aty për turizëm nga pronari i një hoteli.

    REAGIMI I POLICISË
    Në lidhje me avionin që flitet për në Drimadhë të Himarës, ju sqaroj se është vendosur nga pronari i një hoteli thjesht për turizëm!
    Nuk ka motorr, qëndron thjeshtë i fiksuar për foto, gjëra të kësaj natyre!
    Sa për sqarim njëherë e mirë që të mos haludohet për gjëra të dyshimta!/Top Channel

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here