Më shum

    Kufizimet e “Google”, çfarë ndodh tani me përdoruesit e “Huawei”-t?

    “Google” ka ndaluar prodhuesin e telefonëve “Huawei” nga disa përditësime të sistemit operativ “Android”, duke shkaktuar kështu një telash për kompaninë kineze.

    Telefonët e rinj “Huawei” do të humbasin po ashtu qasjen në aplikacionet popullore të “Google”. Lëvizja vjen pasi administrata e Trumpit e shtoi “Huawei”-n në listën e kompanive, me të cilat firmat amerikane nuk mund të bashkëpunojnë nëse nuk kanë një licencë.

    Në një deklaratë, “Google” tha se po i bindej urdhrit dhe se po vlerësonte pasojat. Vet “Huawei” nuk ka bërë deri më tani komente. Por, çfarë do të thotë kjo për përdoruesit e “Huawei”-t?

    Telefonat nuk do të kenë më përditësimet e sigurisë së “Google” dhe as mbështetjen teknike, ndërkohë që aparatet e reja nuk do të kenë as aplikacione si “YouTube” apo “Google Maps”.

    Përdoruesit aktualë të “smartphone”-ve të markës “Huawei” do të mund të përditësojnë aplikacionet dhe të vazhdojnë me përditësimet e sigurisë, si edhe të shërbimeve të “Google Play”. Por, nëse “Google” lëshon një version të ri të “Android”-it, “Huawei” nuk do të jetë në gjendje të bëjë përditësimin në telefonat e tij.

    “Huawei” sidoqoftë mund të përdorë sistemin operativ “Android” në treg përmes një licence. Për ekspertët, lëvizja e “Google” do të ketë pasoja të konsiderueshme për biznesin e “Huawei”-t. Të mërkurën e kaluar, Trump e shtoi “Huawei”-n te lista e entiteteve që e ndalon kompaninë të përdorë teknologji nga kompanitë amerikane, pa një miratim qeveritar.

    “Huawei” përballet me një bllokadë në vendet perëndimore, me në krye Shtetet e Bashkuara, për rreziqet e mundshme që mund të paraqesin produktet e tij në rrjetet e gjeneratës së ardhshme “5G”. Disa vende kanë ngritur shqetësime se “Huawei” mund të përdoret nga Kina për përgjime, akuza që kompania i ka mohuar në vazhdimësi.

    Latest news

    “Qyteti Muze i Beratit”, vendi i ruajtjes së traditës dhe lashtësisë shqiptare

    Nga ADEM LUSHAJ – Deçan – Kosovë Ruajtja e vlerave antike si, shtëpitë, kalldrëmet, rrugicat, pastaj Kalaja, Muzetë e shumta, Lumi “Osum”, ullishtat, “përsheshi me...

    3 Trajtime në shtëpi për të rinuar lëkurën e duarve!

    Duart tona kanë një lëkurë shumë të hollë dhe të ndjeshme. Pikërisht për këtë kërkojnë kujdes të veçantë. Disa faktorë mund ta rrënojnë lëkurën.Për...

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut Nga: Haxhi MEHMETAJ, arkeolog Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të...

    Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Angli, kandidati për kryeministër ka vetëm 2 kushte për leje qëndrimi

    Boris Johnson kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për të gjithë emigrantët që...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here