Korrigjimi i kufijve, çfarë pjese e Kosovës i kalon Serbisë? Ja si përgjigjet Thaçi

I ftuar në emisionin Open me gazetaren Eni Vasili, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sqaroi idenë e tij për korrigjimin e kufijve.

“Ideja është imja pas takimeve me liderët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Duke parë rrezikun ekzistencial në ato treva për banorët e tyre, vlerësoj edhe sot në mënyrë transparente që ato t’i bashkangjiten territorit të Republikës së Kosovës. Është një korrigjim i padrejtësisë historike, i njoh njerëzit dhe kauzën e tyre, prandaj e shoh të nevojshme këtë korrigjim pa cënuar asnjë cm të territorit të Republikës së Kosovës”, deklaroi Thaçi.

“Unë jam për korrigjim, jo për shkëmbim. Këtë ide e kam prezantuar në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe do ta prezantoj edhe në Paris”, shtoi Presidenti i Kosovës.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *