Categories
Histori Të gjitha

Kur Abetarja shkonte fshehtas në Kosovë

Nga : BAJRAM MJEKU

Abetarja në foto është shtypur në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar në Shqipërinë Mbretërore.

Konsullata e Mbretërisë shqiptare në Shkup ua jipte aktivistëve të Komitetit për Çlirimin e Kosovës për ta shpërndarë fshehtas në Kosovë.

Ndër shumë aktivistë të Komitetit për Çlirimin e Kosovës ishin edhe Vesel Pagarusha, babai i doajenes së muzikës popullore, Nexhmije Pagarusha dhe Kadri Minushi nga Damaneku i Malishevës.

Ata dhe shumë aktivistë tjerë gjithandej Kosovës, kur i merrnin abetaret në Konsullatën Mbretërore të Shqipërisë në Shkup, maskoheshin si sharrëxhi, që të mos binin në sy të xhandarmërisë së Mbretërisë jugosllave.

Këta dy burra, abetaret dhe librat shqip ua shpërndanin familjeve në zë, derisa këto të fundit, ua shpërndanin familjeve tjera, të cilave u besonin.

Në këtë kohë, ministër fuqiplotë i Shqipërisë mbretërore në Beograd, ishte Shkëlqesia e tij, Rauf Fico.

Sakrifica e Komitetit për Çlirimin e Kosovës për t’i sjellë abetaret në Kosovë, nuk u ndal deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Këtë postim e bëra me qëllim që t’ua kujtojmë bashkëkombasve tonë se çfarë sakrifice për arsimin shqip kanë bërë burrat e Kosovës në fillim të shekullit të kaluar dhe si e degraduan sistemin arsimor një grusht halabakësh në fillim të shekullit të ri.

One reply on “Kur Abetarja shkonte fshehtas në Kosovë”

Hi there! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
I’m trying to get my site to rank for some targeted keywords
but I’m not seeing very good results. If you know of any please share.

Kudos! You can read similar text here: Wool product

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *