Categories
Histori

Kush ishte Marash Kola i Salcës së Mërturit

Marsh Kole Progni 1870 – 1953

Marsh Kola (Progni) lindi me 5 tetor të vitit 1870, në Salcë.

I njohur në shumë veprimtari të ndryshme patriotike të kohes, ai mori pjesë edhe në luftën e vitit 1910-të, në kodër të Palçit, kundër ushtris Turke, të udhëhequr nga Shefqet Dërgut Pasha.

Nga kjo qëndres e pashoqe e Malsorve trima që detyruan ushtrinë turke të kthehej mbrapa, duke pësuar një disfatë të madhe morale si dhe humbje të mëdha në ushtarë dhe mjete luftimi e bënë edhe më te njohur figuren e Marash Koles.
Gjatë luftimeve, për të mos lejuar kalimin e focave Turke në Salcë e pertej, Marashi, së bashku me 4 bashkëluftetarë( bashkfshataret e tij) u “ngujua” në Gurin Murg, duke e kthyer gurin Murg në një fortesë të pathyeshme për dy javë rresht.
Me ta u bashkue edhe Grimc Ndou i Brashtës së Shoshit i cili edhe u plagos. Marashi mori pjesë edhe në luftën kundër Malazezëve në qershorin e vitit 1915-të, duke u shquar në organizimin e saj dhe në luftimet e drejt për drejta (referuar Pader Llupit). Ai shoqëroj Baronin, Franc Nopçe, gjatë gjithë kohës së qendrimit të tij në zonën e Nikaj-Mërturit, deri sa e dorezoi shendosh e mire tek Kisha e Abatit, në Shalë.
Në shenje mirenjohje për sherbimin që i bëri, Baroni Nopçe, mori floket e nipit të Marashit, Vate Sokolit te Abatit, duke u bërë kështu kumara( Nuni) i tij, një gjest shumë i vlerësuar për atë kohë. Naten e fundit që kaluan së bashku tek shpia e Sokol Shytanit te Abatit i cili kishte për bashkëshorte motren e Marashit, Trige Kolen. Bashkluftetar i Bajram Currit.
Gjatë revolucionit të 1924-trës e shoqeroi, së bashku me shumë luftetarë të tjerë nga Malsia e Gjakoves deri sa hynë në Tiranë si fitimtare.
Lidhjet me Bac Bajramin i pati shumë të forta.Ka qënë Kryetari i parë i Keshillit Antifashist NÇL për Salcën, pozicion të cilin e mbajti për dy vjetë (1945-46).
Duke mos pranuar të bëhej vegel e pushtetit të instaluar të kohës, u burgos pa të drejtë.
Pas 7 javesh fitoi pafajsinë dhe u kthye në shtëpi pranë familjes, gjithsesi nuk pranoi ma kurrë të bëhej pjesë e pushtetit komunist.

Marsh Kole Progni nderroj jetë me 21 Janar të vitit 1953, në Salcë të Mërturit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *