Categories
Lajme

Kuvendi në seancë, opozita grumbullohet në protestë

Teksa brenda godinës së Parlamentit, deputetët e mazhorancës janë grumbulluar për të zhvilluar seancën plenare, një grup mbështetësish të opozitës janë grumbulluar për të protestuar.

Ashtu edhe siç pritej, kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë fjalën para protestuesve.

Basha thirrje policisë: Arrestoni Ramën!
Kreu demokrat Lulzim Basha, në fjalën e mbajtur në protestë bëri thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama. Ai u bëri thirrje forcave të policisë që të heqin kapelet dhe të arrestojnë Ramën.

“Arrestojeni, bëni detyrën tuaj. Arrestojeni para se ta bëjë populli”, deklaroi Basha.

Basha theksoi se beteja e nisur nga opozita do të çlirojë vendin nga krimi dhe korrupsioni.

“Sovrani është populli shqiptar dhe jo kriminelët. Kjo është një betejë që do të çlirojë vendin nga klika mafioze, duke çliruar zgjedhjet, duke çliruar vendin, do të çlirojë vogëlushët, teksa ndiejnë pamundësinë e prindërve për t’iu përgjigjur nevojave të tyre. Ky udhëtim do të çlirojë qytetarët dhe të gjithë socialistët e ndershëm”, tha Basha.

Kryemadhi-popullit: Ne jemi si ju!
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi në fjalën e mbajtur gjatë protestës se parlamenti do të rrethohet çdo ditë deri në rrëzimin e qeverisë.

“Me dorë në zemër po u them edhe dy fjalë. Misioni i politikës është që të largojë këtë fenomen vrasës të shpresës së shqiptarëve. Ne zgjodhëm të ishim si ju”, deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *