Categories
Jetë Turizmi

Liqenet e Balgjajt, mrekullia e paeksploruar që “thërret” për vëmendje

Liqenet e Balgjajt, mrekullia e paeksploruar që “thërret” për vëmendje…

Ndër mrekullitë më të paeksploruara në Dibër janë edhe liqenet e Balgjajve shkruan shqip.info. Në vendin ku kryqëzohen grykat e Katërgrykëve, teksa merr rrugën nga ura që të çon drejt Kacnisë, të del përpara, mrekullia piktoreske e vargmalit të Balgjajve. Natyra e përsosur me një gjelbërim që rrallëherë e gjen ndokund nëpër Shqipëri, duket se ia shton edhe më tej kuriozitetin turistëve, të cilët edhe pse të paktë në numër, qëndrojnë besnikë gjatë stinës së verës, për të vizituar këto atraksione turistike.

Rruga përshkron Kacninë për rreth 3 km deri tek Margjoket, një ndër fiset më të njohura për qarkun e Dibrës, matanë Peshkopisë.
Ajri i freskët, valëzimet e gjetheve të pemëve kur fryn flladi pranveror kryesisht, të bën që t’i mënjanosh për disa çaste të gjitha hallet e përditshme e të fokusohesh në “shplodhjen e trurit”, që aq shumë të nevojitet kur je në këto vende.

Një destinacion i pa shfrytëzuar turistik, pak i njohur por që është pikasur nga turistë të huaj dhe ka ngjallur mjaft kureshtje nga turistët vendas shkruan shqip.info .
Pyjet e halorëve përreth e zbukurojnë jashtëzakonisht peizazhin natyror përreth tyre. Kanë vlera shkencore gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike, estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore.

Vizitohen duke ndjekur intinerarin; Bulqizë-Peshkopi– Maqellarë – Kacni – liqenet.
Liqeni jep mundësi të jashtëzakonshme për mbajtjen e garave sportive në ujërat e qeta. Interesim të madh paraqet shfrytëzimi i plazheve gjatë periudhës së verës nga ana e banorëve dhe e mysafirëve.


Për të shkuar për tek liqenet e Balgjait mund të shfrytëzohen rrugët nga Selishta në Dibër, Vajkal dhe Kokërdhak në Bulqizë dhe nga fshatrat e Klosit nga ana e Matit.
Nëse do të zgjidhni që të kaloni pak çaste familjarisht në këto mrekulli, dëshira për tu rikthyer sërish do t’iu mbajë të mbërthyer derisa të vijë dita kur të ndodhë sërish…

Liqenet e Balgjajt Pamje nga lart
Liqenet e Balgjajt Pamje nga lart

One reply on “Liqenet e Balgjajt, mrekullia e paeksploruar që “thërret” për vëmendje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *