More

    Mbërrijnë eurodeputetët: Ndërmjetësojmë për krizën!

    Ka mbërritur në Tiranë delegacioni i Parlamentit Europian.

    Eurodeputetët vijnë para vendimit për hapjen ose jo të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    Pas një ore ata do të takohen në fillim me dy kryetarët e partive më të mëdha të opozitës, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

    Ndërsa më pas do të takojnë edhe kryeministrin Edi Rama. Në mbërritje, shefi i misionit, eurodeuteti Tunne Kelam, i tha Top Channel se Parlamenti Europian është i gatshëm të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

    A jeni gati të ndërmjetësoni për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri?

    Sigurisht. Është në interesin tonë të përbashkët që Shqipëria të marrë ftesën për hapjen e biseidmeve të anëtarësimit

    A mendoni se kjo krizë mund të zgjidhet?

    Shpresoj që po. Nuk ka rrugë tjetër! Ky do të jetë dhe mesazhi ynë që kjo është detyra juaj dhe e askujt tjetër; të arrini një pajtim kombëtar në interes të shqiptarëve dhe Shqipërisë.


    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here