Categories
Poezi Shqip

Më dhimbsesh Atdheu im

E vranë dëshmorin, armiqtë, 
e mbi të u dedhën me tërbim.
Ia prishën dhe shtatoren 
kur e panë në këmbë përsëri. 
Por s’mundën, që këngët e popullit 
t’i çonin në pushkatim.
Sikurse s’arritën dot të prangosnin 
as varg, bile as poezi !
—-
Në fund u kujtuan se duhet të bënin diçka 
për heronjtë e vet.
Morën baltë e hekur bile dhe bronxin 
e derdhën pa kursim.
Si Diogjeni i lashësisë kërkuan, 
por dëshmorë për ta nuk u gjet.
Atëhere ndërtuan me kockat e atyre 
që e kishin braktisur Atdheun tim !
—-
Dhe sot parakalojnë mbi shpinë 
të bulevardit, sklete eshtrash
Më dhimbsesh Atdheu im 
kur të shoh se sa keq të kanë vrarë!
Në kuadrate për ty s’do të ketë më ushtri 
në roje bajonetash.
Veç memoriale ngritur, kryqëzuar
me emra rrugësh e tradhëtarë.
—–
Fundja armiqtë le të lodhen e….
domos që e kanë të kot
Nga zemra e popullit lapidarët 
kurrë nuk do t’i shkulin dot !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *