Categories
Aktualitet Lajme

Nga sot librari, kancelari e gomisteri do të jenë të hapura

Teka masat kundër përhapjes së CoVid-19, për njerëzit janë shtrënguar dhe tashmë lejohet që vetëm një person të lëvizë nga shtëpia me leje nga policia, së fundmi është zgjeruar lista e bizneseve që do të lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre.

Në një urdhër të firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thuhet se duke filluar nga sot lista e bizneseve që do të lejohen janë gomisteritë, kancelaritë dhe libraritë.

Këto biznese  qëndronin të mbyllura me urdhër të qeverisë si pjesë e masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Edhe këto biznese duke filluar nga  31.03.2020 mund të hapin aktivitetin e tyre në fashën e orarit 05:00-13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *