Categories
Gjeografia Jetë Turizmi

Një vitrinë për të njohur e vlerësuar botën e faunës të Shqipërisë

Me trokitjen e tingujve të pranverës troket dhe këmbana e kujtesës e cila përkon me një event të veçantë për dashamirësit e habitatit të botës natyrore të kafshëve dhe biodokumentimit të tyre nga artistë fotogravë të të gjithë trevave shqipëtarë.

Trembëdhjetë marsi i 2018-ës, shënon një ngjarje të pazakontë në traditën kulturore të të gjitha trojeve shqiptare. Shënon krijimin e grupit Wildlife- Albanian Photographers. Ky grup, i cili ka në gjirin e tij artistë fotografë të apasionuar mbas formave të ndryshme të kafshëve, që rriten në trevat shqiptare, ka si qendër të saj Kosovën me iniciator fotografin e talentuar Arian Mavriqi.

Aspirata e këtij grupi të fotografëve është krijimi i një koleksioni fotografish model të jetës së egër, ku nëpërmjet postimeve të përditëshme dhe nismave të pasura me eksozita, të transmetotojnë artistikisht mesazhin e ndërgjegjësimit tek bashkëatdhetarët dhe sidomos për brezin e ri që jeton brenda trojeve shqiptare dhe jashtë saj, në mërgim. Gjithashtu edhe dashurinë për planetin në të cilin jetojmë.

Tjetër objektiv, është edhe krijimi i një shembulli ndjekës të cilësisë së “National Geographic” zgjeruar për të gjithë Ballkanin.

Grupi ka në gjirin e tij 103 pjesëtarë të cilët publikojnë në faqen e face book- ut një larmi kafshësh dhe shpendësh duke filluar nga zvarranikët, peshqit, amfibët, gjitarët dhe jobertebrorët. Fotografitë e postuara shoqërohen me informacionet përkatëse si lloji, vendi dhe koha kur është shkrepur fotografia.

Bashkëpunimi i të gjithë fotografëve shqiptarë të këtij zhanri , kudo që ndodhen në botë, ka si mision përqëndrimin e vëmendjes tek fotografimi i trojeve shqiptare si dhe mundësimin e dokumentimit dhe të mbrojtjes së faunës shqiptare në cilësinë sa më të lartë të mundshme. Realizimi i këtij qëllimi jep hapësirë edhe bashkëpunimit me studjuesit përkatës për një punë sa më profesionale.

Fotografia e parë që dokumentohet në grup i përket fotografisë së Arian Mavriqit, i cili paraqet një ari. Pason fotografia e parë e botës ujore e cila realizohet po nga ky fotograf, dokumentuar në Kosovë.

Me 12 janar 2018, përkthehet në shqip faqja ” inaturalist.org, me qëllim për të rritur pjesëmarrjen e anëtarëve të grupit si dhe pasurimin e saj.

Fillojnë të marrin jetë një sërë iniciativash. Vlejnë për tu përmendur ekspozita e parë fotografike “Albanian Wildlife”, e cila zhvillohet në Divjakë – Karavasta. E para në llojin e vet në trojet shqipëtare.

Në vazhdë, ekspozita e dytë që hapet në Prishtinë me 13 tetor 2018, në diten botërore të shpendëve migrues, në bashkëpunim me organizatat vendore.

Merr karakter dhe ngjyrë, takimi i Ministrit te MMPH, Fatmir Matoshi me përfaqësuesit e grupit Wildlife- Albanian Photographers në lidhje me promovimin e faunës përmes ideve të përbashkëta.

Konkursi i parë ndërkombëtar fotografisë zhvillohet me 15 nentor- 31 dhjetor 2018 në Divjakë . Qëllimi i këtij konkursi fokuson në syrin e aparatit rritjen e ndjeshmërisë ndaj këtij zhanri të fotografisë si dhe ndërgjegjësimin mbi faunën e trojeve shqiptare.

Rritja dhe pjekuria e grupit gjatë kësaj periudhe, krijon kushtet e themelimit të Shoqatës Wildlife- Albanian Photographers me 29 nëntor 2018.

Marrin formë bashkëpunimet edhe më të ngushta me të gjithë aktorët që punojnë në mbrojtjen e jetës së egër.

Me 6 dhjetor, shoqata i bën thirrje të gjithë piktorëve nga të gjitha trevat e Shqipërisë, amatorë e profesionistë të hedhin në tablotë e tyre detaje nga jeta e egër , e cila shpaloset përmes fotografive të postuara çdo ditë në platformën e fb-së.

Katër kanavasa të fotografëve nga Wildlife- Albanian, stolisin ambjentet e Ambasadës së Kosovës në ShBA me Ambasadore Vlora Citaku.

Ekspozita në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, inagurohet me 20 dhjetor 2018, eveniment unik në shërbim të fëmijëve, fotografisë dhe muzikës jazz në Tiranë. Qëllimi i segmentit të fotografisë në këtë organizim pati për qëllim promovimin e jetës së egër nëpërmjet fotografëve të shoqatës Wildlife- Albanian Photographers.

Me 1.01.2019, shpallet krijimi i kalendarit 2019 nga Wildlife- Albanian Photographers.

Në datën 06.02.19, Grupi propozon hapjen e një galerie arti të qëndrueshme në Kamenicë, ku do të publikohen foto të jetës së egër të zonës qe e rrethon. Publikimi i fotove synon ta bëjë Kamenicën pikë strategjike turistike, ku fotografët dhe të pasionuarit e natyrës, të cilët shtohen përditë, mund të vijnë në çdo stinë të ndryshme të vitit për të shijuar faunën e pasur të kësaj zone.

Më poshtë, disa nga emrat e artistëve fotografë, të cilët punojnë me zell e pasion në dokumentimin e kafshëve të rralla e aq të nevojshme për ruajtjen dhe pasurimin e ambjentit natyror:

Arian Mavrici kryetar, Eno Gace, Jetmir Troshani, Ruzhdi Inrahimi, Vangjel Jorgo, Besnik Fetiu, Edmond Kaceli, Lulzim Demaj, Astrit Bllaca, Granit Hyseni, Sefedin Maliqi, Albion Hajredini, Besnik Jakupi, Sefer Aliqkaj, Qendrim Saqipi, Besnik Jakupi, Faruk Krasniqi, Daut Sinani, Valmir Gashi,mRuzhdi Ibrahimi, Besnik Huruglica, Lirim Shabani, Besnik Jakupi, Granit Hyseni, Albert Krasniqi, Fehmi Sejdijaj, Pleurat Kastrati, Xhevdet Lakma, Geolind Cobaj, Fitim Sopjani e shume e shumë të tjerë.

Fotografitë artistike që ata i dhurojnë publikut, janë frut i një pune të kujdeshme, të palodhur e të durueshme me orë të zgjatura përgjatë ditës dhe natës. Punimet e tyre i karakterizon një teknikë e lartë fotografimi dhe preçizioni. Shkrepjet artistike përcjellin emocine të bukurisë dhe brishtësisë së jetës së brendshme të kafshëve që frymojnë në botën e pyjeve dhe ujrave.

Kontributi i shoqatës Wildlife- Albanian Photographers, na fton të reflektojmë mbi raportin tonë me natyrën dhe llojet e saja si dhe të zbulojmë e mësojmë si ta mbrojmë atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *