Categories
Histori Të gjitha

Për 5 majin dhe ata që dinin të ishin trima edhe para litarit

Nga : Sevo Tarifa

Fashisto-ballistët nuk mjaftoheshin me kërcënime,  tortura, pushkatime, therje me bajonetë e djegie në zjarr të antifashistëve, por përdornin dhe varjen në litar të antifashistëve, që edhe me litar në fyt thërrisnin me sa fuqi që kishin: Poshtë fashizmi, rroftë Shqipëria!  Ja 25 prej tyre, me zërin e të cilëve bashkohet sot edhe zëri i antifashistëve: poshtë neofashistët!

“Nuk trembet vajza shqiptare”!

Ndërsa në Europë janë varur në litar nga armiku gjashtë vajza, pesë nga këto janë shqiponja të vendit të shqiponjave!

    Bule Naipi, flutura e Gjirokastrës. Vajzë dunavatase. Një lule bukur e pranverës së 24 të jetës. Shtëpia e saj çerdhe revolucionarësh. Bazë e rëndësishme e Luftës. Vëllai, Sado Naipi partizan. Bulja partizane e Brigadës VI Sulmuese. Veprimtare e shquar shoqërore. Me trakte e komunikata të luftës në duar. E “shihnin” vetëm kalldrëmet. Por spiunët e diktuan.  E rrethuan. E kapën. E torturuan. E burgosën. Ajo qëndroi shtyllë. Heroinë.  Në 2 korrik 1944, ballistët e çuan para litarit. E varën te rrapi në “Sheshin e Çerçizit”. Me litar në grykë ajo  u tha me guximshëm: “Qëlloni tradhtarë. Vajza shqiptare nuk trembet as nga plumbi dhe as nga litari. Ju duhet të trëmbeni, jo unë, sepse ju jeni ata që jetoni orët e fundit”. Ndërsa nënës i shkroi: “E dashur nënë! Sot bija jote u dënua me vdekje nga kriminelët ballisto-gjermanë. Po të lë lamtumirën e fundit, ma bëj hallall gjirin që më ke dhënë. Në mesnatë litari do të këpusë fillin e jetës sime. Qëndro e fortë. Duaje dhe mbroje fort çdo vajzë shqiptare, ashtu siç më doje dhe mua. Dita e çlirimit është e afërt. Partizanët do të na marrin hakun. Fitorja është e jona”.

Persefoni Kokëdhima, nga Qeparoi i Himarës. Vajzë e detit. Partizane e Brigadës VI Sulmuese. U shqua në luftimet që u zhvilluan në Shën Vasi të Sarandës. Atje në Malin e Bardhë u bë një qëndresë e fortë kundër nazistëve, të cilët sulmonin për të hapur rrugën në drejtim të Bregdetit dhe maleve të Kurveleshit. Ishin luftime që zgjatën 15 ditë e net. Persefoni u tregua trime. Dhe trime qëndroi edhe para litarit. Dhe mbeti një shqiponjë në fluturim jo vetëm në hapësirat e Qeparoit, në malin e Gjivlashit, në fushat e gjelbëruara anës detit kaltërosh të Jonit e Adriatikut, por në mbarë vendin dhe jashtë tij. Persefoni la pas  tre vëllezër e tri motra. Lindën e u rritën zogj shqiponje: 11 nipër e 17 mbesa, përveç shumë kushërinjve të tjerë. Të gjithë ecin me vendosmëri në rrugën e Persefonit.

Fato Berberi, nga Gjirokastra. Pioniere 14 vjeçare.  Dallohej për guxim e zgjuarsi. Doli malit vullnetare. U rreshtua në “Çetën e Rinisë” dhe mori pjesë në aksione luftarake. pushka e pionieres trime  u dëgjua në Kurvelesh, në Sarandë, në Tepelenë, në rrethinat e Gjirokastrës. U dallua për trimëri. Çeta u inkuadrua në Brigadën e VI Sulmuese, në Batalionin e III “Baba Abaz”. Partizania e vogël, që zbrazte pushkën gjatë vitit 1943 dhe vazhdoi edhe në gjysmën e parë të vitit 1944, u fut bashkë me shoqe e shokë luftëtarë në valët e Operacionit armik të Qershorit, por në luftimet e ashpra të tij, atje në malet e Kurveleshit, rrëshqiti dhe ra në humnerë, në zonën ku vepronin gjermanët. Ra pa ndjenja. E gjetën nazistët. E torturuan. E  burgosën. Pas disa ditësh e nisën me të tjerë në kampin e Selanikut, ku e torturuan. Para trekëmbëshit ajo qëndroi krenare dhe thirri fuqishëm: “Rroftë liria”!

Ganimet Trebeshi, heroinë gjakovare. Bijë e shtëpisë së tërbeshëve. Motër e dëshmorit Abedin Tërbeshi, të cilin në mars të vitit 1943 e arrestuan forcat fashiste dhe pasi e torturuan, e therën dhe e vranë me bajonetë në mënyrën më dramatike! Ky akt fashist ndikoi shumë te motra e tij, Ganimetja, e cila qysh në moshë të re u aktivizua në LANÇ. Duke punuar me trimëri në favor të LANÇ, armiku e zbuloi veprimtarinë e saj dhe e arrestoi së bashku me hallën e vet Shefikën. E burgosën, e internuan në kampin e Prishtinës. Nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre e varën në litar më 30 gusht 1944.  Para litarit u tha armiqve: “Ju barbarë e ju tradhtarë, ta dini se hakën do të ma marrin shokët, për liri s’më dhimbset jeta”.

Sofia Noti, nga Erindi i Lunxhërisë. Pas vdekjes se bahait, nëna e saj u kujdes, shkoi në Strehën e  Vorfërisë Tiranë dhe në një kurs për infermiere. Ra në kontakt me Misto Mamen e Mihal Durin dhe u lidh me lëvizjen. Doli partizane dhe luftonte me dy armë: në një sup mbante pshkën, në supin tjetër çantën si infermiere. Luftonte dhe u shërbete partizanëve për shëndetin dhe plagët që merrnin në luftë. Duke kaluar fshatrave si partizane, u vinte në ndihmë shëndetësore edhe banorëve. 8 qershor 1944. Batalioni ku bënte pjesë Sofia, u vendos në Panarit të Korçës. Efektivi po informohej për punimet e Kongresuit të Përmetit. Gjermano-ballistët u tërbuan nga vendimet e këtij Kongresi. Shpërtheu Operacioni i Qershorit. Dy orë luftë. Armiku u thye por në sulm të dytë u plados një paerizan. Shkoi shpejt infermierja, por ai i vdiq në duar. U plagos rëndë edhe Sofia, në këmbë. Trimëresha ia mori këngës. Mbeti në vend. E kapën gjermanët. Me robër të tjerë u internuan në Selanik, ku u torturua dhe armiku e vari në litar, si dhe Fato Berberin. Qëndrimi i tyre ishte heroik.

“Nuk kam frikë nga vdekja,
nuk kam me thënë asgjë!

Katër djem vlonjat, u varën në litar, sepse “Me qëllim vrasje shtinë me armë kundër brigadierit Criaci Avangjelis dhe karabinierit të postës së Sevasterit”. Dhe me urdhër të prefektit, “në mënyrë urgjente përgatitën trekëmbëshin dhe u varën”. Armiqtë mendonin se kështu do ta trembnin rininë shqiptare, por ndodhte e kundërta. Një binte, qindra ngriheshin! Sadik Ibrahimi, thirri para litarit: “Rroftë Shqipëria”, “Poshtë fashizmi”. Nuk kam frikë prej vdekjes, jam vlonjat. “Poshtë Italia”. Dhe vdiq pas 8 minutash. Teki Hanaj, kur u var në litar, thirri: “Rroftë djelmëria shqiptare”, “Poshtë fashizmi”. Nuk jam fajtor”. Vdiq pas 7 minutash. Xhelo Shakaj, thirri sypatrembur: “Jam i pafajshëm. Poshtë fashizmi! Rroftë Shqipëria! Rrofshin patriotët shqiptarë”  Isa Veseli, para varjes në litar thirri: “Nuk kam me thënë kurrgjë”. Vdiq pas 8 minutash. Ata i varën në litar, por emri dhe kujtimi i tyre mbetën në sytë dhe mendjen e vlonjatëve dhe të mbarë patriotëve shqiptarë.

“Rinia është si bari i livadhit,
që i kositun len ma i gjallshëm”!

      Shyqyri Ishmi, i ri patriot e revolucionar, që vepronte guximshëm nën hundën e armiqve në Tiranë. Sa episode trimërie ka për punën ilegale të këtij djaloshi me shpirt atdhetar! Qëndrimet e tij janë shprehur edhe me gjuhën e armiqve, të cilët e kanë parë e dëgjuar se ç’trim ishte, kur e kishin të arrestuar. Fashistëve u tha në sy: “Rinia shqiptare është si bari i livadheve, që i kositun len ma i gjallshëm”! E varën në litar dhe qëndroi krenar!

Ishte pranvera e vitit 1942. Maleve luftonin çetat e para partizane, në qytete kryheshin aksione kundër pushtuesve fashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Kapeshin dhe burgoseshin  atdhetarë, të cilët mbaheshin në qelitë e burgut dhe nxirreshin andej e vareshin në litar.  Hamit Mëzezi, . Nikolla Tupe dhe  Ferid Xhaja. Të tre ishin spiunuar dhe kërkoheshin për t’i kapur. I gjetën dhe i arrestuan në Fier. Filluan torturat në trupin e tyre të njomë. U dënuan me varje në litar. Të tre luftëtarët prisnin me gjakftohtësi zbatimin e vendimit. Qëndruan dhe 13 ditë në burgun e Tiranës gjithë lagështi. Në muret e qelisë kishin vizatuar shqiponja dhe shkruar fjalë antifashiste. U varën në oborrin e burgut.

Vasil Laçi, trimi i Piqerasit, 18 vjeçar, i cili, kur Viktor Emanueli, që kishte ardhur në Shqipëri për vizitë në pranverën e vitit 1941 do të kthehej për në Itali, i thotë një shoku të tij që kishte pranë: “Sot e kam radhën unë ta përshëndes Perandorin”. Dhe kur Perandori kalonte në rrugën e Durrësit, Vasili i drejtoi tytën e revolverit dhe e qëlloi me pesë plumba! Por Emanuel xhuxhi shpëtoi. Trimi guxoi dhe shtiu, edhe pse Perandori ishte në mes të veturave, të këmbësorëve e të skuadriljes së aeroplaneve që fluturonin në qiell! E varën në litar Vasil Laçin dhe në ato çaste, ai edhe një herë e tregoi trimërinë e tij: kërkoi një krehër që të krihte flokët e të vdiste i bukur dhe thirri: Rroftë Shqipëria e lirë”!

    Hamid Shijaku, atdhetar i shquar, në mes të rinisë, zhvillonte veprimtari politike-patriotike kundër fashizmit dhe veglave të tij. Organizonte aktivitete sportive e artistike, nën maskën e të cilave vepronte si antifashist sypatrembur. Njeri i aksionit. Gëzonte simpatinë e respektin e të gjithëve. Fashistët dhe shërbëtorët e tyre e varën në oborrin e burgut. Hamidi shkoi kokëlart para litarit. I pa në sy armiqtë dhe tha: “Xhelatët s’kanë jetë të gjatë”!

Të rinj nga mosha,
viganë nga shpirti!

     Midhi Kostani, nga Korça. I datëlindjes 1917. Kiço Greço, i datëlindjes 1921. Të dy i bashkoi lufta. Pjesëmarrës në shumë aksione antifashiste. Një natë, me guximin që i karakterizonte, përmes rojeve fashiste hynë në godinën e fashos dhe e dogjën! Fashistët dhe sahanlëpirësit e tyre i varën më 6 gusht 1942, njërin e varën në mes të pazarit dhe tjetrin te kopshti i Spiro Ballkamenit. Të nesërmen u shpërnda një trakt i i partisë, në të cilin thuhet: “Korça u gdhi me dy të varur, dy nga djemtë më trima të popullit tonë u varën prej dorës gjakatare të fashizmit barbar. Dy djem të rinj nga mosha, por viganë nga shpirti”.

Muhamet Gjollesha, nga Lazarati i Gjirokastrës. Vepronte në Mat. Në librin e tij, veterani 100-vjeçar Et’hem Bërhani, për këtë patriot shkruan: “Me këtë shok të mirë isha njohur  në fund të vitit 1939…Ai qe lidhur me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe i jepte një ndihmë të çmueshme çetës partizane të të Matit dhe grupit të rinisë, që vepronte ilegalisht në qendër të Burrelit”.Në dimrin e vititi 1944 Muhameti kthehet në Tiranë për të shkuar me detyra në Gjirokastër. Por më 28 të atij muaji, nazistët dhe xhelati Xhelal Staravecka e arrestuan në kryeqytet. E torturuan, i bënin presion të tregonte se  me ç’detyra dërgohej në zonat e Jugut. Nuk mësuan asgjë nga goja e tij dhe të nesërmen, natën e 29 shkurtit 1944, gjeometrin Muhamet Gjollesha e varën në mes të Pazarit të Ri, përballë ish furrës elektrike në Tiranës.

Mos më prekni me ato duar
të ndyra me fashizëm!

 Tofik Çanga, atdhetar që vepronte në Kosovë. Ishte veprimtar i shquar i Luftës Asntifashiste Nacionalçlirimtare. U var në Gjakovë më 3 korrik 1943. Para se ta varrnin, fashistët e pyetën:   – Ke gjë për të thënë?  Tofiku, i hipur mbi arkë, nën trekëmbësh, tha:

-Mos më prekni me ato duar që i keni të ndyra me fashizëm. Dhe ta dini se fashizmi e nazizmi së shpesjti do të shkatërrohen. Ja, po vjen era e lirisë dhe populli do të marrë fuqinë në dorë”!

Veprimtaria atdhetare, lufta kundër pushtuesve fashistë ishte shtrirë edhe në malësi të vendit. Tre malësorë varen në litar nga armiqtë: Haxhi Abdyli, nga Paci i Tropojës, 30 vjeç dhe dy vëllezërit Zeqir Halili, Xhemal Halili. Të tre ishin arrestuar dhe shoqëroheshin me roje nga kampi i Prishtinës për në Gjakovë. Këtu u varën në litar në qershor të vitit 1944. Xhemal Halili, më i vogli i Bytuçasve, 17 vjeçar, u var i fundit. Në fillim i varën në qafë një copë robe të frikshme, për ta trembur, që të tregonte. Por ky djalosh, edhe pse i vogël, i heshtur dhe trim, shkoi drejt litarit, duke kthyer sytë për të parë për herë të fundit malet kreshnike të vendlindjes.

     Kolë Laku, 16 vjeç, pjesëmarrës në demonstratën që u zhvillua në Durrës. Veprimtar i guzimshëm, aksionist i njësiteve guerile të qytetit. Atentator i përktyer. Më 28 mars 1944, nazistë e ballistë e varën në litar në sheshin para Bashkisë të Tiranës. Në atë mëngjes shikohej nga shumë kryeqytetas si lëkundej në trekëmbësh trupi i djaloshit të ri.  Njerëz patriotë shtrëngonin dhëmbët gjithë urrejtje për nazistët dhe veglat e tij.

     Dhimitër Denasi, lindur më 1909 në Voskopojë. Pas shtatë vjetësh e tërhoqi familjarisht i ati që ishte emigrant në Odesë. Këtu kaloi rininë e tij. Në shtëpinë e tyre shkonte dhe Ali Kelmendi. Pas disa vjet u kthyen në Korçë. Dhimitri bën pjesë në grupin komunist, dega e Tiranës. Shtëpia e tij bazë lufte, Diktohet veprimtaria komuniste e tij. Ishte në rrezik të arrestohet. Dhjetor 1943 doli partizan në Brigadën e III. Në luftim në malësinë e Labinotit u gjend  i rretyuar. Ishte mitrtalier, u plagos rëndë. I mbaruan fishekët dhe u kap nga armiku, Pas torturave çnjerëzore u var në litar te vendi i quajtur Ura e Beqarit.

“Çka po thotë Jordani,
Ta marrë vesh italiani…”

    Jordan Misja, në betejën e lavdishme të Shkodrës, bashkë me Perlat Rexhepin e BrankoKadinë luftuan dhe ranë heroikisht kundër qindra fashistëve e tradhtarëve shqiptarë Në fillim xorrën jashtë shtëpisë nënën, motrën dhe vëllain e Jordanit. Ishin të rrethuar. I pari sulmoi Branko Kadia për të çare me luftë rrethimin. Armiqtë e vranë. Jordani dhe Perlati vazhdonin luftën. Armiqtë mendonin se do dorëzoheshin. Por më kot. Dërguan dy-tri here nënën e Jordanit, por ajo kthehej me fjalët “Nuk dorëzohen”! Nga ajëri fashistët donin të luftonin ptej aeroplanit, por këtë nuk e bënin se vrisnin forcat e tyre që ishin në rrethim të shtëpisë. Filluan të digjnin shtëpinë. Flaka po u afrohej dy heronjve. Rrezik të digjeshin brenda. Lufta vazhdonte. Zjarri po digjte trupin e Jordanit, i cili hidhet nga dritarja dhe bie në pusin e shtëpisë, ashtu siç ishte në agoni, pa mundur të lëvizë në ujë. E kapën fashistët. Perlati i mbetur vetëm vijonte të luftonte nga një dhome në tjetrën. Por breshëria fashiste vrau. Beteja e heronjve vazhdoi disa orë. Fashistët e nxorën nga pusi Jordanin me trupin tërë plagë. Pastaj e varën litar në qendër të qytetit. Para litarit qëndrimi i Jordanit ishte heroik.

***

Këta 25 dhe antifashistë të tjerë që nuk përfshihen në këtë shkrim, nuk e kishin vdekjen e natyrshme në kohën kur u vranë nga fashisto-nazisto-ballistët gjakatarë, të  cilët u a ndërprenë jetën në kulen e rinisë. Poshtë armiqtë! Lavdi heronjve e dëshmorëve, që varjen në litar e pranuan, por Atdheun s’e tradhtuan!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *