Rikthehet sërish debati i tabelave dygjuhëshe në jug të vendit. Disa foto të publikuara nga historiani Arben Llalla tregojnë se si tabelat e vënë rishtas nga ARRSH, ku shqipja ishte gjuhë e parë janë hedhur në tokë
“Ekstremistët grekë rrëzojnë tabelat e reja në gjuhën shqipe dhe greqisht në fshatin Dhrovjan të Dropullit i cili banohet 100% nga pakica greke. Kanë qenë ekstremistët grekë që natën kanë rrëzuar tabelët e reja vetëm e vetëm përse gjuha shqipe është e para dhe zyrtare në këtë fshat të humbur të Finiqit. Për këtë ngjarje duket pyetur Vasilis nëse ka parë gjë”, shkruan Llalla.