Categories
ShowBiz

Rita Ora reagon për festat kombëtare, zgjedh një familje për t’i rindërtuar shtëpinë

Rita Ora, këngëtarja shqiptare nga Kosova, me famë botërore, ka një mesazh për Shqipërinë në ditën e festës kombëtare, por që është tronditur nga tragjedia e rëndë e tërmetit.

“Gëzuar ditën e flamurit, Shqipëri. Gjatë ditëlindjes sime, dhe në ditët e fundit, jam menduar se cila do të ishte gjëja e duhur për të bërë.

“Bashkë me Erion Veliajn vendosëm të zgjedhim një familje të cilën ta sponsorizojmë e t’i ndërtojmë shtëpinë që i është shkatërruar nga tërmetet në Shqipëri.

“Erioni është një udhëheqës i vërtetë dhe e respektoj mënyrën e të drejtuarit nëpërmjet shembullit të mirë. I sugjeroj kujtdo që ka mundësinë, të gjejë një familje ose një sohqatë bamirësie, një mënyrë për të ndihmuar me rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe. E para që zgjodha është familja Sala. Do ta ndjekim ecurinë e kësaj pune që të ketë dhe familje të tjera që të marrin të njëjtën ndihmë. Ju lutem, klikoni në blogun tim për të bërë të njëjtën gjë dhe ju. Lutjet e mia dhe dashuria ime shkojnë drejt atyre që janë prekur. Me dashuri, Rita”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *