Më 12.05.2001, ë Luginë të Preshevës, ndodhi edhe një ngjarje sa e dhimbshme, aq edhe e lavdishme, por edhe pa harruar anën e errët të saj. Jemi mësuar të dëgjojmë përralla apo gjysmë të vërteta për Luftërat tona për Liri, duke tentu në lavdërim të vetes të bëjmë
Histori të rrejshme. Për mua, historia nënkupton përshkrim sa më real i ngjarjes, duke larguar çdo emocion, interes, ndikim, frikë etj. Edhe Lufta e Rahovicës, e majit 2001, deri më sot është glorifikuar vetëm si ngjarje historike, duke i fshehur çdo gjë që do duhej ta bënim kritikë
ndaj vetes- kështu shkruajtën zakonisht ata që nuk morën pjesë me mish e shpirtë në këtë Betejë! Duke qenë se isha edhe vetë dhe disa anëtarë të familjes time, si pjesë e kësaj Lufte, këtu do përshkruaj Bejetën e Rahovicës.1 Fshati Rahovicë, ishte jasht Zonës së Sigurisë Tokësore( shkurt ZST), e njohur si 5 kilometërshi i caktuar me Marrëveshjen e Paqes së Kumanovës. Ky fshat ndodhet në pozitë të
tillë gjeostrategjike, që ia determinonte edhe fatin në shumë ngjarje historike, ashtu edhe në atë të UÇPMB-së.
Rrethanat politike globale dhe rajonale, që nga shkurti 2001, ishin të tilla, që kërkohej vazhdimisht armëpushime, ndalime luftimesh, ndalime sulmesh të armatosura, pozicionime e ripozicionime a shtim forcash në terren, etj, nga palët ndërluftuese. Kjo në fakt nuk respektohej as nga forcat serbe, por në një masë nuk respektohej as nga ne! Edhe pse pala serbe, paraprakisht kishte deklaruar se do përmbahej nga ofenzivat,2 e më pas edhe pala jonë, të njejtën kishin deklaruar, që do i jepnin përparësi negociatave. Edhe në negociata, pala jonë, nuk ishte unike, ajo ndikohej më shumë nga partitë politike të Kosovës, sa që edhe konfrontoheshin qëllimisht mes vete, madje edhe në dëmë të Interesit Kombëtar të Luginës së Preshevës. Madje Komandanti i ZOP-së, ishte pro marrëveshjes dhe negociatave, derisa
Komandanti i ZOM( Zonës Operative të Medvegjës), ishte i vetmi që ishte kundër, por ishte për vazhdim të luftës për liri, ndërsa në Betejën e Rahovicës, de fakto komandanti i ZOP-së veproi të kundërtën.
Raportet në mes Zonave Operative të UÇPMB-së, ishte tepër e tendosur, madje kishin edhe interferime dhe konflikte politike mes partive politike të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, që ishin transferuar në Luginë të Preshevës, madje edhe gjatë luftimeve këto
klane i lanin hesapet mes vete. Partitë politike të Luginës së Preshevës, dy më të mëdhat, interferonin dhe armiqësonin edhe më shumë klanet e ushtarëve në ZOP. Koperimi dhe kordinimi në aspektet ushtarake dhe njerëzore, mes Bukocit me Shoshaj të Epërme, Bukocit me Gosponicë, Shoshajës së Epërme me Gosponicë, Muaxheres me Shoshaj të Epërme dhe Gosponicë dhe anasjelltas, ishin të tendosura, disa herë kishte incidente, madje edhe kërcënime e deri edhe konfrontime me mundësi shkrepje armësh nga disa individ! Bukoci ishte vazhdimisht lojale ndaj Muaxheres, ku qëndronte Shpëtimi!
1
Shkrimi është pjesë e shkëputur e librit tim të papublikuar ende në lidhje me UÇPMB-ën.
2 Qasje kjo diametralisht e kundërt me qasjen që Serbia pati gjatë Luftërave në ish-jugosllavi!
NATO dhe Bashkimi Europian, ia kishin dhënë dritën e gjelbërt që më 24 maj 2001,
Ushtria Jugosllave, të hynte në ZST. Derisa faktori ndërkombëtar, kishte kërkuar vazhdimisht
që ne( UÇPMB), të largoheshim përtej ZST.
Komanda e Zonës Operative të Preshevës( ZOP-së), pohojnë gjoja që më 7 maj 2001, në
Konçul, është mbajtur një mbeldhje e Komandantëve të Zonave dhe të Brigadave, ku pos
tjerash pohohet që janë marr vesh, që e gjithë vija e frontit të shtyhej përpara! Ky takim
mohohet nga disa eprorë të tjerë. Në prapavijë mund të nuhatja, edhe që Zona Operative e
Bujanocit( ZOB), kishte marr Tërnocin e Madh( fshati më i madh i Bujanocit, i cili gjendej
jasht ZST-ës), por edhe shkaku i konfrontimeve me Zonat tjera; si dhe mos dorëzimi i luftës pa
i dhënë një “lavd” më shumë ZOP-ës. ZOP besoj që në kokë më vete, vendosi të hynte në
Betejën e Rahovicës, pra pa Brigadën 115 “Mjekrra”. Gjith territorin që kishim UÇPMB,
ishin brenda ZST( pra brenda 5 kilometërshit). Pas Betejës së Rahovicës, do propagandoj
Komandanti i ZOP-së dhe klika e tij, që janë tradhëtuar nga Zonat tjera Operative të UÇPMB-
së, por që realisht nuk kishte tradhëti nga Zonat tjera.
Serbia nga Beteja e Rahovicës, kishte shumë më shumë përfitime, si politike,
ushtarake, qoftë të menjëhershme apo të më vonshme!
Batalioni “Qenan Ibrahimi”, i stacionuar në fshatin Bukoc, të komunës së Preshevës,
kishte pozitën strategjike, gjë që edhe Serbia kishte disa forma lufte kundër kësaj baze.
Situata në Bukoc, ishte aq e tendosur, e rrezikshme, që nga janari 2001: sa që disa dhjetra herë,
tradhëtarët të veshur me uniforma të UÇPMB-së, na gjuanin pas shpine për t’na vrarë, madje
gjuanin edhe luftëtarët tonë në Shoshaj të Epërme; kishte numër shumë të madh të
propaganduesëve të propagandës serbe në radhët tona, në Bukoc; kishte spijun të shumtë,
madje edhe të tillë që hapur na thonin; dezertorët lirshëm iknin nga vijat e betejës; luftëtarët
e dalluar sulmoheshin fizikisht, madje një rast dy luftëtarë të vërtetë janë sulmuar fizikisht nga
disa pjestarë të Grupës së Territ dhe Fehmi Shaqirit; spijunët me në krye nipat e Njazi
Kishës me radiolodhje të Serbisë operonin lirisht në Bukoc; propagandues të islamit të
dirigjuar nga Serbia, të cilët edhe tradhëtonin ushtarët e vërtetë; vjedheshin dhe fsheheshin
armët nga disa “hajna” të cilët dirigjoheshin fshehtësisht nga Serbia; pseudopatriotët( në publik
të njohur si patriot), nuk visheshin ushtar, sepse kërkonin të bëheshin komandanta; etj etj.
Shteti i Kosovës dhe shteti Amë, qëndronin krejtësisht pasiv!
Patriotët ( gjegjësisht pseudonacionalitët) e njohur nga Lugina e Preshevës, të gjithë që i
njihja nga komuna e Preshevës, që ishin strehuar a jetonin në Kosovë, në vendet perëndimore(
Zvicër etj), pos telefonatave moralizuese ndaj familjes time, asgjë s’bënë në lidhje me Betejën
e Rahovicës!
Betejën e Rahovicës e bëri Brigada 113” Ibrahim Fejzullahu”, më sakt batalioni
“Qenan Ibrahimi”, i stacionuar në Bukoc, derisa vetëm nga disa eprorë dhe ushtar të Shoshajës
së Epërme është përforcuar( madje disa prej tyre me ardhjen në Rahovicë, kanë qëndru në
pushim në familjet e tyre!). Ky Batalion, para ardhjes së nipave të Njazi Kishës, si dhe para
ardhjes si komandant i këtij batalion, të Shaban Ukshinit-Territ, kishte nga 130 e më shumë
ushtar vullnetar, kishte mbi 70 % luftëtarë që ishin të gatshëm për luftë- kishin moral të lartë
ushtarak, mirëpo në vazhdimësi agjentët e Serbisë, por edhe mos përvoja dhe keqsjellja e
Territ, Fehmi Shaqirit( si komandant i Policisë Ushtarake për Bukoc), Shpëtimit si komandant i
ZOP-së, Lulzim Ibishit( zëvendëskomandant i ZOP-së), bëri që ky batalion me rastin e nisjes së
Betejës së Rahovicës, të mos kishte as 80 ushtar. E për më keq, pasi në detaje i njihja ushtarët
e Bukocit, sidomos për trimërit, guximin, profesionalizmin etj të tyre, prej 80 ushtarëve, nuk
nxjerrja më shumë se 10 ushtar të dalluar në beteja.
Artileria jonë e stacionuar kryesisht në prroje, në atë nuk llogaritja as unë e as shokët
në asnjë ndihmë. Madje topat pa dridhje( 75mm), as nuk na lejoheshin nga eprorët tonë, që
t’i merrnim për të gjuajtur direkt në caqet serbe, por me këto armë, gjuanin fushat kot( shkaku i
kësaj kisha hequr dorë nga përdorimi i topave padridhje)! Njejtë edhe për mitrolozët e rëndë,
që më 12.05.2001, u soll një DSHK ( 12.7*108mm) në Brijë, por nuk shkrepi asnjë fishekë,
më parë kisha hequr dorë edhe nga mitrolozët e rëndë, sepse nuk më lejohej ta vendosja në
një maje mali prej nga do mundja të gjuaja Brijën, Pishat e Shoshajës së Epërme, Pyllën,
Bërdhogjet dhe rrafshin e Luginës( të gjitha këto më së largu 1700metra!).
Madje duke patur parasysh që ky Batalion, kishte tashmë dy pika frontale me forcat
serbe, atë të Brijës( ku kishte të përqëndruara 6 deri 9 tanke-varësisht nga koha, dhe nga 3
deri 5 BMP( praga), pos tjerash edhe makineri më të lehtë- me rreth 60-90 ushtar serb, derisa
thuhej që numri ishte shumë më i madh!), por edhe pikën e Pyllës( që ishte pikë më e dobët
për nga forca armike, ku ishtin disa makineri të blinduara, me rreth 30 ushtar, edhe pse thuhej
që kishte disa qindra!).
Madje të shtunën( 12.05.2001), paradite në pligonin e ngritjes së Flamurit, Komandanti
i ZOP-së, na mbledh ushtarët, duke na konfirmuar thyerjen e Pyllës, Brijës dhe pastaj hyrjen
në Rahovicë. Aty i strukturoi ushtarët, sidomos në përdorimin e disa armëve antitank, kam pa që
disa RPG-7, i kanë marr gjoja t’i përdornin disa spijun, bashkëpunëtorë a agjentë të Serbisë.
Gjatë kësaj kohe rigonte shi, dhe kishte baltë. Në ora 14:00 ishim pozicionuar ushtarët
në pikat ku do sulmonim.
Njësia e Shpëtimit( Komandantit të ZOP-së) kishte detyrë thyerjen e Pyllës( shih
numrin 8 në hartë).
Njësia e Territ, ku isha edhe unë, kishim për detyrë thyerjen e Brijës( shih numrin 6 në
hartë).
Njësia kah Penda e Rahovicës, ishin në sigurimin e korridorit të Pendës së Rahovicës- shih numrin 9 në hartë!
Forcat serbe në Brijë( shih numrin 3 në hartë), pastaj forcat serbe në Pyllë( shih
numrin 5), dhe baza më e fuqishme e forcave serbe Bërdhogjeve ( që praktikisht kishte rreth
10 tanke, 4-5 BMP e disa makineri tjera, ishin që të treja këto, që fshatin Rahovicë e kishin si
në pëllëmbë të dorës. Ndërsa së paku, duhej thyer patjetër pika e Pyllës, e pastaj të hyhej me
rrezikim tepër të lartë në fshatin Rahovicë. Pika e Bërdhogjeve na thuhej që do sulmohej
vazhdimisht nga Gosponica dhe nga Muhaxherja-gjë që nuk ndodhi! Derisa Norça, do merrej
nga Muaxherja, e udhëhequr nga Lulzim Ibishi- por që nuk ndodhi!
Në Rahovicë, komanda e ZOP-së, na thoshte që kishim 750 armë, pra nënkupto 750
ushtar që do na bashkoheshin. Ne ushtarët që ishim mësuar të shihnim realitetin në beteja,
nuk besonim që do na bashkoheshim më shumë se disa dhjetra ushtar, prej tyre shpresonim të
gjenim afër dhjetë ushtar të dalluar, e që gjejtëm rreth 5 civil të moshuar që u dalluan si
luftëtarë.
Në njësitë tona ishin nga 10 deri 14 ushtar që do sulmonim, situatë e tillë ishte edhe në
njësinë time( tek Prroi i Tërdhave- shih numër 6 në hartë). Shifër kjo qesharake.
Shpëtimi na informoi që në 14:55, bëhuni gati për hapje të zjarrit. Në njësinë time
kishim disa ushtar të dalluar dhe disa të dyshimtë! Si Shpëtimi edhe Terri, kërkuan që të
dëgjonim patjetër urdhërat e tyre e të mos bënim asgjë pa urdhër të tyre. Në Njësinë e
Shpëtimit, ishin pothuajse të gjithë të dyshimtë( sipas bindjes time!). Në vijën ballore të Brijës
ishin edhe disa ushtar tonë, që kanë qenë në roje, por të cilët do duhej të vazhdonin gjuajtjet
nga aty( kryesisht përbënë njësinë ballore, shih numrin 7 në hartë). Grupi i Brijës, në prroin e
Tërdhave( shih numrin 6 në hartë), prej nga na thuhej që do ngjiteshim kodrës përpjetë. Kemi
hy rreth 300 metra dhe jemi ndaluar aty, Terri nuk kishte leje për më poshtë. Në ora 15:00 u
ndëgju gjuajtja e Shpëtimit në Pyll, nga grupa jonë, u gjuajtën disa predha( rreth 12 copë) me
top dore( 40mm), në hiperbol, duke mos pa asnjë objektiv, derisa asnjë fishekë nuk e kemi
gjuajtur. Filluan gjuajtjet edhe të artilerisë tonë( prej Prroit të Bukocit), që afërsisht i afroheshin
pozicioneve reale të forcave serbe. Forcat serbe u kundërpërgjigjën me BMP, DSHK dhe me
M84, e pastaj edhe me tromblona dhe mortaj 60mm, nga kjo kuptova që ishim disa qindra së
paku rreth 250 a më shumë metra larg tyre. Disa herë bënin lëvizje grupa jonë, gjegjësisht disa
ushtar dhe Terri, duke dal rreth 10-15 metra para nesh dhe ktheheshin e thonin :” jemi duke i
pa shkijët janë afër”! Shkaku që kisha pushkomitroloz M84( 7.6254 Rmm) dhe Velaja kishte RPD 69( 7.6239mm), kërkuam nga komandant Terri që të gjuanim apo të dilnim në krah,
nga mund të gjuanim- na u refuzu! Me asnjë armë tjetër ne nuk kemi gjuajtur-sepse nuk na u
leju, e as të lëviznim përpara a të ngjiteshim shpatit.
Ashtu në përru kemi qëndru më shumë se 2 orë, deri në ora 16:45 afërsisht( veçse u
lagëm tërë trupin nga shiu, i cili më pas u ndal fare). Nga pika frontale e Brijës, ishin
shkrepur 6 predha RPG-6 si dhe disa refale armësh antikëmbësorike. Një predhë RPG-7, ishte
shkrepur nga Apaçi( por i cili kishte pësu lëndim të timpanave të veshëve nga krisma, pastaj
predhat tjera i kishte shkrepur vëllau im, derisa një djalë i Uglarit zakonisht kishte gjuajtur
më pushkë automatike). Nga kundërpërgjigja, tromblonat e forcave serbe, kishin dëmtu
kondakun e pushkomitrolozit të vëllaut tim, derisa kishte gjuajtur me RPG-7.
Në Pyll, Shpëtimi ka gjuajtur me ambros, e pastaj janë dëgjuar disa dhjetra gjuajtje
shoqëruese, vazhduar edhe me disa detonime të rënda të topit të dorës( 40mm), derisa janë
dëgjuar kundërpërgjigjet e forcave serbe me DSHK( Gulinov) dhe M84 etj.
Nga Shoshaja e epërme, Gosponica, Muaxhera asnjë gjuajtje nuk ishte bë, së paku nuk
dëgjohej asnjë, e që më pas u vërtetu që asnjë nuk kishte vepruar.
Në ora 16:45, u kthyem mbrapa nga Prroi i Tërdhave, duke qëndruar për pak kohë tek
Brija( në pozicionet tona), pastaj duke kaluar tek kryqi i “Lakut të Madh” në përroin e
Bukocit( ku ishte pozicioni i mortajës tonë 82mm dhe një 60mm). Arsyeja e tërheqjes thuhej
që me rënijen e natës do risulmonim në drejtim tjetër. Në atë çast, na konfirmohet urdhëri:”
po hyjmë në Rahovicë!”, të cilën Terri e tha, pasi komunikoi në radiolodhje me Shpëtimin.
Gjatë kësaj kohe, bisedonim, mes tjerash edhe për mos angazhimin e asnjë fshati tjetër( as
Shoshajës së Epërme, Gosponicës, Muaxherës). Terri tha një fjali të çuditshme:” unë po hy por
i gjallë nuk kthehem!” E njihja shumë mirë sesi sjellej në raste luftimesh ky eprorë, prandaj
ishte e habitshme për mua fjalia e tillë. Në nisjen për në Rahovicë, u bëmë 14 pjestarë në
këtë njësi.
Duke e pa fjalinë e Territ; duke e pa që nuk thyem pikën e Brijës( madje dukej shaka
kjo punë, unë kisha hy me shpresën që do më mundësohej të gjuaja sa më shumë!); nuk ishte
thy as pika e Pyllës( që patjetër së paku kjo do duhej të thehej); kuptova që ishte tradhëti.
Në fshatin Rahovicë, kishin hy paraprakisht fshehtaz një grup( Grupa e cila qëndronte
tek Shkolla e Bukocit), e cila njihej plotësisht si një grup e luftëtarëve turist, të dyshimtë
shumica prej tyre për lidhje me Serbinë, që në asnjë rast nuk ishin përfshirë në beteja, që ishin
edhe frikacak, por që ishin besnik të Shpëtimit.
Më:20.05.2019
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur
nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.