Categories
Flamuri Kombtar Histori Të gjitha

Sa e vjetër është stema e flamurit kombëtar shqiptar

Flamuri kombëtar shqiptar është shumë i vjetër,qysh nga koha e heroit të gjithë shqiptarëve, Skendërbeut.

Flamuri kombëtar shqiptar është shumë i vjetër,qysh nga koha e heroit të gjithë shqiptarëve, Skendërbeut.

Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga simboli i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër Perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478).

Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në Perandorinë bizantine, transmeton Gazeta Metro

Paraqitja më e vjetër që ekziston e Shqiponjës së Skënderbeut, gjendet në Kishën e Shna’Ndout në Kepin e Rodonit në Veri të Durrësit në afërsi të Kalasë së Skënderbeut e cila gjendet në breg të detit.

Është e mrekullueshme! E pikturuar në afresket e kishës që sipas legjendës u ndërtua nga motra e Skënderbeut, Mamica (gruaja e Muzakë Topisë nga familja princërore Topia e Durrësit), kishë në të cilën me shumë mundësi ajo është varrosur së bashku me dy fëmijët e saj!

Shqiponja në foto është pra e kohës së Skënderbeut dhe paraqet një nga format më të sakta se si ka qënë Shqiponja e Kastriotëve.

Flamuri i Kastriotve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *