Janë disa ndodhi të pashpjegueshme që u kanë ndodhë shqiptarëve, dhe asnjëherë nuk është dhënë ndonjë shpjegim për to. Ndër to është edhe sfera që ra nga qielli në rrugën Rrëshen– Kalimash, shkruan Gazeta Metro.
Në vitin 2016 të gjithë punëtorët e Rrugës së Kombit u habitën kur papritur gjetën një sferë të çuditshme të një madhësie mesatare. Sfera kishte një ngjashmëri me të gjitha sferat e gjetura që nga Brazili dhe deri në Bosnjë. Ajo peshon tre tonë, por ende nuk dihet përbërja e saktë dhe mënyra se si ka arritur në një formë të tillë.
Hipotezat janë të shumta duke filluar se ajo ka përbërje llavosfere e deri në mitologjinë e lashtë.
Kjo është njëra nga ngjarjet misterioze që ka ndodhur në Shqipëri, dhe do të mbetet e tillë ndoshta përgjithmonë. sepse askush nga ata që kanë folur për të nuk ka arritur të jap diçka konnkrete, por vetëm disa supozime, të cilat asnjëherë nuk janë marrë si fakte të mirëqena.