Categories
Histori Të gjitha

Shpella e shkruar e Lepenicës

Shpend Bengu

Bota ka vetem 28 vende te ketilla (që i perkasin një periudhe qe shkon deri ne 50.000 vjet me parë).

Sipas profesor Emmanuel Anati-t, drejtor i arkivit botëror të protohistorisë, këto piktograme kanë një vlerë të jashtëzakonshmedhe për të kuptuar origjinën e kulturës Europiane.
Sipas tij ekzistojne rreth 28 të tilla që i perkasin një periudhe rreth 15.000 vjet me parë në të gjithë zonën e kulturave indeoevropiane.
Sipas prof Anati-t:
Duke filluar që 50.000 vjet më parë, praktikohej përdorimi i shenjave abstrakte konvencionale dhe të ripërdorura më vonë në Mesopotami dhe Kinë më shumë se 5.000 vjet më parë…

(Biografia e Prof Emmanuel Anatit)
http://www.harkarkom.com/Anati.php

Merita për zbulimin e Shpellës së Shkruar të Lepenicës, rreth viteve ’70, i përket Prof.Dr.Myzafer Korkuti. Po në këto vite realizohet dhe kopja që sot gjendet në Muzeun Historik Kombëtar, në sallën numer 1, ku fillon dhe Historia e Shqipërisë.
Përdorimi i piktogrameve në vend të tingullit të parë të fjalës quhet akrofoni dhe përbën hapin e parë në rrugën e krijimit të ALFABETIT ose të sistemit të shkrimit mbi parimin; “Një tingull – Një shkronjë”.
Egjyptianët përdornin akrofonet si një sistem bashkëtingëllor përkrah sistemit të tyre rrokjesor (silabik) dhe ideografik. Kështu, deri në në këtë periudhë alfabeti nuk kishte lindur ende.

Parimet akrofonike të egjiptianeve influencuan mjaft në shkrimin Protokanaitik dhe ate Protosinaitik rreth 1700 vjet para erës sonë.

30 shenja të tilla janë gjetur në minierën e Serabit-al-Khadim në Sinai dhe që përbëjnë një paraqitje të qartë të një alfabeti bashkëtingëllor në vend të një sistemi rrokjesor (silabik).
Tabelë ku paraqitete shkrimi protosinaitik:

Ky alfabet ishte paraardhës i atij Fenikas, prej te cileve e moren alfabetin edhe Greket e Latinet. Ndërkohë në Veri (Mesopotami) po kryhej një tjetër provë me alfabetin bashkëtingëllor. Gërmimet në qytetin antik Ugarit, sot Ras Shamra, nxorën në dritë tekste të punuara në shkrimin kuniform i cili ishte gjithashtu një shkrim bashkëtingëllor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *