Më shum

    Si të përgatisni ballokume Elbasani

    (Kjo recetë ka ardhur në “Shëndet+” nga amvisat e Elbasanit)

    Ballokumet janë ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës dhe ku më shumë se në Elbasan gatuhet më mirë dhe me shumë shije
    shkruan shqip.info . Në fakt, tradita e do që ballokumet të rrihen në enë bakrri nën kujdesin e amvisës elbasanase, e cila hedh sasinë e duhur të produkteve, ndërsa për procesin e rrahjes së brumit është mashkulli i familjes që shfrytëzon fuqinë e tij që ato të dalin sa më të mira.

    Përbërësit:

    • 1 kg sheqer (jo i bluar)
    • 1 kg majë mielli misri
    • 450 gr tëlyn (gjalp) – preferohet tëlyn dhije
    • 7 kokrra vezë
    • ½ lëvozhgë veze e mbushur me finjë (nga hiri i zjarrit me dru ahu)
    • (përbërësit mund të shumëfishohen në mënyrë proporcionale sipas dëshirës)

    Përgatitja

    1. Futet sheqeri në enën e bakrit të pa kallajisur dhe pas tij menjëherë futet tëlyni i sapo shkrirë në zjarr, por me temperaturë të vakët, pra jo i nxehtë.

    2. Fillon përzierja e kësaj mase me lugë druri pa ndërprerje përreth 30 minuta, derisa masa e sheqerit dhe tëlynit në enën e bakrit të marrë formën e kremit shkruan shqip.info . Kohëzgjatja e përzierjes ka të bëjë me tretjen sa më të mirë të sheqerit dhe tëlynit duke u fërkuar në muret e enës së bakrit. Kjo është e rëndësishme dhe veçanti e kësaj ëmbëlsire delikate në gatim.

    3. Futet veza e parë, pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri, derisa ajo të zhduket në këtë masë
    shkruan shqip.info . (Këshillohet që vezët fillimisht të thyhen e të futen në një pjatë, për të evituar ndonjë vezë të prishur).

    4. Pas 1 minute futet veza e dytë, pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri, derisa ajo të zhduket si veza e parë.

    5. Pas 1 minute tjetër futet veza e tretë, pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri, derisa edhe kjo të zhduket si dy të parat.

    6. Pas futjes së tre vezëve të para futet në masën që po përgatitet ½ lëvozhge veze me finjën e përgatitur më parë, pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri.

    7. Vijon përzierja me lugë druri përreth 5 minuta.

    8. Pas kësaj, fillon futja e miellit të misrit me dorë (duke e përhapur miellin në të gjithë sipërfaqen e enës dhe jo në formë topi), pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri.

    9. Vijon futja e miellit të misrit me dorë, me intervale çdo 4-5 minuta në mënyrë që të tretet mielli njëtrajtshëm dhe të mos krijohen topa mielli brenda masës së kremit, pa e nderprerë përzierjen me lugë druri shkruan shqip.info . Nga mielli i misrit hiqet një dorë dhe zëvendsohet me miell gruri. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbarojë mielli.

    10. Me masën e përftuar mund të bëhen 9-11 kokrra ballokume (sipas preferencës së madhësisë së kokrrave).

    11. Merret me dorë një masë nga ky brumë dhe pa e ngjeshur aspak nëpër duar, i jepet lehtë forma e duhur dhe vendoset në tepsinë që do dërgohet në furrë, e cila duhet të jetë e pudrosur lehtë me miell misri dhe me asgjë tjetër.

    12. Këshillohet që para se të dërgohen në furrë për t’u pjekur, merret pak brumë në dorë dhe bëhet një kokërr e vogël sa një grusht dhe piqet në një stufë elektrike me 140-150ºC për 15-20 minuta. Nëse kjo kokërr hapet dhe ndehet tregon se masa kërkon edhe pak miell
    shkruan shqip.info . Në të kundërt, nëse kokrra qëndron e rregullt është tregues se masa është gati për t’u bërë kokrra dhe të shkojë në furrë.

    Ju bëftë mirë!

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here