Categories
Histori Të gjitha

Simbolika e Tupanit

Ilirët e quanin tupan, grekët tympan. Fjalë e lashtë autoktone. Def nuk i themi, se vjen nga turqishtja.

Ilirët e quanin tupan, grekët tympan. Fjalë e lashtë autoktone. Def nuk i themi, se vjen nga turqishtja.

Diellëza (sfastika) në qendër është e të njëjtit model si është gjetur në një shpellë pranë Gucisë, e vizatuar nga ilirët 8 shekuj para erës sonë. Me këtë sfastikë këtu kemi simbolizuar vitin me 4 ndalimet e diellit (2 solstice, 2 ekuinokse). Simbolet tjera janë si vijon:
– sipër, simboli i Kryemotit, rrethi i njerëzve duke u sjellur me litarë në duar rreth shtregullës (maypole), shikuar nga sipër; gjithashtu kjo shenjë është kombinim i dy shenjave që ka afër: shenjës së pranverës dhe asaj të flakadanit; gjithashtu përngjan me flitë që piqen në këtë kremtë

– e dyta djathtas, shenja e diellit, përndryshe këtu simbolizon kremtën e radhës, Flakadanin, solstici veror
– sëpata dytehëshe, labrys, simbol i pushtetit të Zisit, simbolizon Mesverën, kremtën e Zisit drangua
– simboli i pemës, e ngjashme me Y, simbolizon Vjeshtën, kohën kur pemët vilen
– simboli i ujkut, për kremtën e Mesmotit, e cila i kushtohet Ujkanit
– Diellëza, i kushtohet Buzmit
– piktogrami i idhullit të Logetës, simbolizon Mesdimnin, kur kremtohet për Logetën
– yllëza me tetë vija, piktogram i luleve, simbolizon pranverën.

One reply on “Simbolika e Tupanit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *