More

    Studimi: Në Adn e njeriut duket shenja e varfërisë

    Varfëria lë gjurmë në Adn, duke modifikuar më shumë se 1500 gjene, baraz me 10% të tyre, thotë zbulimi i udhëhequr nga Northwestern University dhe i publikuar në American Journal of Physical Anthropology.

    Studimet treguan se si niveli social-ekonomik ndikon ndjeshëm në shëndetin dhe fillimin e shumë sëmundjeve.

    Studimet gjithashtu treguan se gjenet e përfshira rregullojnë, ndër të tjera, përgjigjen imune dhe zhvillimin e sistemit nervor.

    Grupi i kërkuesve, i udhëhequr nga Thomas McDade, ishin shumë të habitur që gjetën kaq shumë rajone të ADN-së, rregullimi i të cilave është i lidhur me nivelin social-ekonomik.

    ‘Zbulimi ka gjetur një mekanizëm, përmes të cilit varfëria ka një ndikim të qëndrueshëm në një gamë të gjerë të sistemeve dhe proceseve fiziologjike, në veçanti, varfëria ndikon në shtimin e molekulave specifike në gjenome, të cilat kanë funksionin e rregullimit të shprehjes së gjeneve në një proces të quajtur methylation DNA’, thotë McDade.

    Studime të mëtejshme do të duhen për të kuptuar të gjitha pasojat që ka gjendja social-ekonomike për shëndetin, por shumë nga gjenet e zbuluara janë përfshirë në reagimin imun ndaj infeksioneve, zhvillimit skeletor dhe zhvillimit të sistemit nervor.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here