More

    Talenti shqiptar magjeps jurinë e “The Voice 8” në Francë /Video

    Talenti shqiptar Gjon Muharremaj ka magjepsur jurinë, por edhe publikun në “Voice of France”, me interpretimin e “Rocket Man” të Elton John, duke kaluar në gjysmëfinalen e kompeticionit.

    Gjon Muharremaj, që njihet me emrin e artit “Gjon’s Tears” apo “Lotët e Gjonit”, i lindur në Zvicër, ka origjinë shqiptare, me babain nga Kosova dhe nënën nga Tirana.

    Në vitin 2011, ai është ngjitur në skenë edhe në spektaklin “Albania’s Got Talent”, pavarësisht se i ri në moshë. Ai tani synon që zëri i tij të dëgjohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, ndërsa ëndrrat janë të mëdha.

    Me sytë nga finalja, Gjoni vazhdon tani aventurën e tij në “The Voice 8” të Francës, duke na bërë jo pak krenarë.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here