Categories
Histori Shqipëria

Trimat e Shqipërisë së Jugut të vëllazëruar me ata të Veriut.

Lufta u zgjerua më shumë nga krahu i malit të Taraboshit. Në këtë drejtim u lëshuan trimat e Labërisë të udhëhequr nga Hodo Nivica e Zenel Gjoleka !

Gjatë vitit 1852 forcat shoviniste malazeze u futën në brendësi të tokave shqiptare. Ata synonin të pushtonin Shkodrën. Turqia pjesën më të madhe të ushtrisë së saj e kishte angazhuar në kufijtë e saj me Rusinë. Në këto kushte, krerët shqiptarë u detyruan t’i mbronin kufijtë e atdheut të tyre. Ndonëse sunduesit osman humbitnin pjesë nga tokat e atdheut të tyre. Asimilimi i një populli bëhet më shpejtë kur është i ndarë midis pushtuesve të ndryshëm, sesa i bashkuar nën sundimin e një pushtuesi si Turqia, e cila shkon çdo ditë drejt shembjes së perandorisë së saj. Gjatë vitit 1852 forcat shovene malazeze në fillim u dukën në veri të liqenit të Shkodrës në Kernicë, ndërsa pjesa tjetër kishte marrë drejtimin nga mali i Taraboshit. Në ndihmë të malësorëve që udhëhiqeshin nga kapedani i Mirditës e të tjerë shkuan edhe luftëtarët e Labërisë dhe të bregdetit të udhëhequr nga Zenel Gjoleka, Hodo Novica, Gjik Thanasi, Jani Ligori, Halim Toto etj.

Zaho Balili – Hodo Nivice Furtune

I shkreti Hodo Nivice,
ben dyfek ne Podgorice,
ben dyfek e tund dynjane,
s’i dhemb plaga qe ka marre.

Si dhemb Hodos , i dhemb Shkodres,
i dhemb tere Malesise
qylafi i bardhe bore
kuqur me gjake i gjithe.

I kuqur, s’mbetur te bardhe
po me trimerine lare.
Hodo,Hodo Aliu
te vjen kenga pas vetiu.

Ai Hodo Kurveleshi
po ne Podgorice c’deshi ?
Qe leshuar , Malazezi
te mirr Shkodren ,por s’i ndezi.

Hodo Nivice furtune
me vijne vitet e tua
n’ato vite edhe une
se Ballkani s’u sherua.

Lufta u zgjerua më shumë nga krahu i malit të Taraboshit. Në këtë drejtim u lëshuan trimat e Labërisë të udhëhequr nga Hodo Novica. Në këngët e bukura popullore pasqyrohet qartë vëllazërimi i shqiptarëve të Jugut me ata të Veriut, të cilët së bashku i ndoqën këmba-këmbës ushtarët e Kenjaz Nikollës nga tokat shqiptare. Këta trima të jugut e derdhën gjakun së bashku me luftëtarët e Shpuzës dhe me të Podgoricës. Forcat e Halim Belul Totos të bashkuara me luftëtarët e Gjolekës i mposhtën forcat malazeze në krahinën e Piperit, por artileria e armikut nuk i lejonte të shkonin më tutje. Në kushtet e terrenit malor, luftëtarët e Halimit u dëmtuan mjaft, por këtyre u erdhi në ndihmë trimi Hodo Novica, së bashku me 2000 malësorë nga viset veriore të Shqipërisë. Hodo Nivica me këta luftëtarë të veriut dhe të jugut, mbas një përleshjeje të përgjakshme, i shkatërroi topat e armiqve dhe topçinjtë i zuri robër.

Në këto luftime të egra malore, trimëria e luftëtarëve të prijësit të talentuar ushtarak Zenel Gjolekës dhe i bregdetasve me kapedan Gjikë Thanasi në krye, nga Qeparoi i Bregdetit, të cilët me taktikën e luftës së çetave duke i sulmuar në pika të ndryshme natën, i ç’orientuan forcat shoviniste malazeze. Nën këto rrethana armiku e ndërroi taktikën. Ai ushtroi luftën e pritave për të vrarë krerët e kundërshtarëve dhe pjesërisht ia arriti qëllimit. Në pritën e organizuar prej tyre në “Shkallën e Kerstiqit” e futën në púsi dhe e vranë luftëtarin e dëgjuar lab Zenel Gjoleka. Gjoleka nuk pranoi që koka e tij të binte në duart e malazezëve. Së bashku me Gjolekën në këto luftime të ashpra malore u vranë edhe dy nga luftëtarët e bregdetit Gjikë Thanasi nga Qeparoi dhe Jani Ligori nga Çorrajt. Për të mbrojtur integritetin tokësor, verior të atdheut, atje mbeti dhe trimi tjetër i Labërisë Hodo Nivica. Varri i tij sot ndodhet në Shpuzë, i rrethuar nga kangjella hekuri. ZENEL GJOLEKA është dekoruar me titullin më të lartë “NDERI I KOMBIT”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *