Categories
Lajme

Turizëm në parkun e Orikumit/ Vizitorët mund të hyjnë me dokument identifikimi

Parku Arkeologjik i Orikut i cili ndodhet në afersi të bazës ushtarake të Pashalimanit në Orikum është një zonë me bukuri natyrore, mes lagunës, gadishullit të Karaburunit dhe detit.

Rrënojat e qytetërimit të lashtë të Orikut shtrihen në një kodër me sipërfaqe 5 hektarë.

Përveç bukurisë natyrore që kjo zonë ofron, qyteti antik i Orikut që u ndërtua në shekullin e gjashtë para Krishtit mbart historinë e qytetërimit të dikurshëm ilir, por dhe të zbarkimeve romake në kohën e Jul Çezarit.

Ndryshe nga ç’mendohet për shkak se është një zonë ushtarake, ky park mund të vizitohet nga të gjithë. Edhe pse ndodhet brenda posto-bllokut të bazës së Pashalimanit, turistët mund ta kalojnë duke treguar një dokument identifikues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *