Categories
Kulturë Të gjitha

Veshjet tradicionale të krahinës së Tropojës

Në Tropojë ( Malësia e Gjakovës) tradicionalisht janë përdorur dhe ende vazhdojnë të përdoren shumë varianteveshjesh popullore.

Për burrat përdoren veshjet me tirq dhe me kapuçin e bardhë të kokës gjysmesferik.Larmia me e madhe ekziston te veshjet e grave. Tiparet kryesore janë ; Veshja e “ngushte ”dhe veshjet me”pështjellak të gjanë”, të cilat janë mbizotëruese, veshja me “lidhce e marhame” që përdoren në fshatin Zogaj, si dhe veshja me “xhublete” e përdorur në Nikaj-Mertur, e në fshatin Rragam e Valbone.

Veshja e ngushte dhe elementet përbërës te saj-këmisha e gjate deri me 10 kinda (kindat fillojnë nga mesi e poshtë). Gjoksi i këmishës i qëndisur me pe me ngjyra apo me rruaza e me xhixha. Mangët te shkurtra deri te bërryli, te gjera dhe të veshura me ojme (punim me dorë) ; Mangë këmishë të ngushta te zogu i dorës deri te bërryli e që mbuloheshin nga pjesa tjetër e këmishës që vine nga supet. Në pjesën e pare te zogut te dorës punohet me copë të zezë. Zaprega-kështu është quajtur por do të thotë përparëse (vjen nga serbishtja) vendoset në pjesën e përparme të femrës në distancë të vogël nga beli. Mbahet nga dy toja të derdhura që kapen në dy cepat e kundërt të zapreges sipër e që lidhen në mes prapa, në krysa.

Pështjellaku i mram-vendoset në vithe mbrapa. Shoke-shoka vendoset prapa pjerrtas diagonal në krysa poshtë belit, copë e qëndisur e tera me ornamente të ndryshme me rruaza, tehri, xhixha etj. Krahoçe-krahoçja është e punuar me gajtan 3-4-5 fije të qepura gashke. Dy shpatullat mbërthehen nga ajo dhe kryqëzohet mbrapa në shpatulla. Çorapet punohen në kërrabëza, për vajza me pe të bardhe, dhe për nuse me peje me ngjyra që vijnë deri poshtë gjunit.

Mestet bëhen me kërrabëza me pe leshi dhe qëndisen me ojnë të ndryshme. Opinga-opingat, shtrojat me lëkure lope, të bëra anash me dredhe (lëkure e prere si spango). Pjesa e sipërme e punuar me qëndisje me peje me ngjyra të ndryshme. Veshja e gjanë e grave : kjo veshje ka edhe komponentë te vet. Këmishe bëzi, me krahë te shkurtër deri në bërryla dhe të gjerë, e qëndisur. E gjatë deri në kofshët. Pjesa para në gjoks është e qëndisur me peje me ngjyra dhe me rruaza. Pështjellaku i gjane – pështjellaku i gjane punohet në vegje (me pe leshi).Rrudhosja (palë palë) bëhet me një teknikë që e ruan përgjithnjë këtë valëzim, fizarmonikë. Ai zbukurohet me rruaza e me xhixha. Në fund i ngjitet një shirit, jo i gjerë, zbukurues i bardhë. Mitan pa mange: punohet me copë të zezë apo kafe futet në dy krahët, por nuk komcohet dhe nuk ka mangë të gjata. Është i shkurtër sa nuk arrin deri në bel. Në zonën Nikaj – Merture veshja e grave ndryshon. Ato vishen me xhublete, jelek me theke, breze serme, çorap leshi të zeza, opinga lëkure, shami me theke dhe zbukurime serme.

Veshja e vajzave përbehet : këmishe brej beze, e bardhe, e thjështë, me mangë të gjata e kamcuar në zoge te dorës deri poshtë gjunit dhe pa zbukurime.

Veshja e burrave – Në kompletin e veshjes se burrave bëjnë pjesë : Tirq – tirqit punohen copë prej leshi në vegje, kalohet në vajavice, shkelet dhe kthehet në zhgun. Këmishe – këmisha beze me mangë të gjata, gryka e hapur dhe e punuar me qendisje me një dizajnë te lehte me pe të bardhë. Xhamadan – xhamadani me mangë të gjata prej zhguni i bardhë, i zi apo kafe. Jelek – jeleku përbëhej prej shtroje copë e zeze apo kafe e mëndafshtë dhe e qëndisur gryket, gjoksorin dhe mëngët me fije të trasha mëndafshi me ngjyrë ari. Shoke e shallë – shokapunohet prej leshi në vegje e kombinuar me pe të ngjyrosur afërsisht me ngjyrat e ylberit, e gjatë sa sillet disa here rreth mesit, edhe shala e gjatë sa edhe vetë shoka. Kapuç apo plis i bardhë në formë sferike-i rrumbullakësuar sipër vihet në kokë mënjan, cepi i vjen në vetull te syri, rreth kapuçit lidhet diagonal një shami e zezë, në zonën Nikaj-Mertur shamia mbahej e kuqe.

 Malësia e Gjakovës është një ndër trevat që dallohet edhe për shumllojshmërinë e varianteve, të ngjyrave dhe të motiveve të kostumeve popullore. Kostumi popullor e hijeshon dhe e bën me krenar, e madhështon gruan dhe burrin, djalin dhe vajzën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *