More

    Vjosa, kanione dhe gjelbërim përrallor

    Lumi i Vjosës dhe natyra përreth Përmetit është një begati e pafund që ja vlen të vizitohet nga të gjithë ata që dëshirojnë pak aventurë jashtë rehatisë së restoranteve të bregdetit

    Në fund të shekullit 19, poeti i madh shqiptar Naim Frashëri ishte frymëzuar nga natyra e Shqipërisë dhe në mes tjerash i kishte shkruar këto vargje:

    Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!

    Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!

    Duke e ditur se Naimi kishte lindur në rajonin e Përmetit mendoj se këto dy vargje të poezisë përshkruajnë këtë vend, Lumin e kulluar të Vjosës, i vetmi në Evropë në rrjedhje të lirë. Harrojini lumenjtë e Gjermanisë, Suedisë e Norvegjisë, Vjosa është lumi i fundit “i egër” i paprekur nga dora e njeriut dhe ndërtimet e digave. Dhe i tillë duhet të mbetet!

    Ky lum dhe natyra përrreth Përmetit është një begati e pafund që ja vlen të vizitohet nga të gjithë ata që dëshirojnë pak aventurë jashtë rehatisë së restoranteve të bregdetit, por gjithsesi, shoqëruar me ushqim të mirë.

    Osumi dhe Vjosa, dy shtigje ideale për rafting

    Rafting në Kanionin e Langaricës ndoshta nuk është aq spektakolar sa ai i Osumit, por ka sharmin dhe bukurinë e vet, ka ujin e kulluar të Vjosës që dryshon nga ngjyrat e Osumit. Përparësia e rafting në këtë lum është se aktiviteti mund të bëhet gati tërë vitin pasi Vjosa ka mjaft ujë, ndërsa në Osum gjatë verës sezoni është i mbyllur.

    Banjat termale të Bënjës, gjithnjë të hapura në natyrë mbeten konkurrente me Islandën dhe i shtojnë vlerë rajonit. Është një përjetim i veçantë që në fund të një ecjeje të lodhshme të futeni një një pishinë me ujra termale, në mes të pyllit. Gjithsesi, komforti  nuk do të jetë ai i banjave në Evropën perëndimore, por sharmi, 100 për qind.

    Malet, më të buta se ato në veri

    Ndërsa ecjet janë më të lehta se sa ato në veri të Shqipërisë dhe kalojnë nëpër fshatra të ndërtuar me gurë. Rajoni është mjaft divers dhe multikulturor pasi aty ka popullatë të krishtere ortodokse dhe myslimane. Fermat e kësaj zone të Shqipërisë kanë përparuar shumë falë numrit të madh të mërgimtarëve të kthyer në këtë zonë pas migrimit në Greqine fqinje. Ushqimi është i bazuar në perime dhe mish qengji apo deleje që rritet këtu, si në vargjet e Naimit.

    O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija!

    Vinë posi mblet’ e plotë! I bekoftë Perëndija!

    Shërbimet e turizmit gjithnjë ofrohen nga kompani të ndryshme. Për këtë numër ju prezantojmë:

    “Rafting-Vjosa Outdoor Sports”

    Një organizatë jo qeveritare që ka zgjedhur të diversifikohet nga kompanitë tjera të outdoor. Ne kemi zgjedhur ta dallojmë nga kompanitë tjera, duke bërë të mundur ofrimin e disa paketave turistike të përshtatshme për të gjitha grupmoshat, nga fëmijët deri tek të moshuarit. Informata më të hollësishme gjeni në linkun: http://www.vjosa-adventure.al

    Kombinimi më i preferuar i paketës 7 ditore është ky më poshtë:

    Dita 1: Rafting në Vjosë

    Dita 2 : Ecje në Kanjonin e Langaricës dhe vizitë në Banjat Termale të Bënjës.

    Dita 3- 6 : Hiking ne Luginën e Zagorisë (Përshkohen fshatrat:  Liman, Hoshtevë, Sheper, Dhëmbel).

    Dita 7: Kthimi në qytet; vizite në pikat kulturore dhe në qytetin e vjetër të Përmetit.

    Gjurmëve të historisë

    Shtegu i përshkuar me ecje, kalon në pika historike dhe kulturore mjaft të rëndësishme dhe të njohura të zonës (Rruga e Ali Pashë Tepelenës, që lidhet me Kalanë e Janinës, Kisha e Leusës, Shtëpia e Andon Zako Çajupit, Kisha e Shën Mërisë etj)
    Niveli i hiking: Mesatar (10-12 Km / 6-7 orë çdo ditë).

    069 299 36 87

    https://www.facebook.com/raftingvjosa/

    http://www.vjosa-adventure.al

    [email protected]

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here