More

    Ndërtimi i aeroportit të Kukësit, kur pritet të nisin fluturimet

    Punimet për aeroportin e Kukësit pritet që të përfundojnë vitin e ardhshëm.

    Mjetet e makinerive të rënda po zgjerojnë hapësirën e pistës ekzistuese si dhe hapësirën e sigurisë. Pra, jo vetëm që do të zgjerohet pista, por dhe sipërfaqet që shërbejnë për sigurinë e aeroportit deri në 30 metra.

    Inxhinier, Albert Seferaj është shprehur për “Abc News” se: “Ne kemi filluar me fazën e gërmimit dhe zgjerimit të pistës së sipërfaqes aktuale, planifikohen 1 milionë metër kub material”.

    Sakaq, është projektuar që aeroporti të ketë parametra e standarde me aeroportet ndërkombëtare evropiane.

    Në shtator të vitit 2020 parashikohet të nisin dhe fluturimet.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here