More

    Zadrima ruan me fanatizem elementet etnografike

    Kjo krahinë e Lezhës e manifeston më së miri ruajtjen me fanatizëm ndër breza të kulturësdhe traditës Shqiptare , veçanërisht me veshjet e saj tipike Zadrimore. Kjo vlerë etnografike e cila vazhdon të përcillet brez pas brezi tek banorët e Zadrimës nuk është e institucionalizuar në një muze konkret. Kjo do të ishte një mënyrë e ruajtjes së këtyre vlerave etnografike e cila do ti shpalosej vizitorëve vlerat kombëtare. Veshjet zadrimore ruhen nëpër arkat e vjetra apo nëpër pajat e nuseve, të cilat i shpalosin në eventimentet e krahinës.

    Veshjet tradicionale janë të preferuarat e vizitorëve të huaj për tu njohur me traditën dhe kulturën shqiptare. Një nga banoret e fshatit Krajan pohon se profesionin e saj të qepjes së veshjen tipike zadrimore me tezgjahu do tja trashigojë pasardhësve të saj . Veshja Kallmetore eshte nje autenticitet i plote i traditës kombëtare theksojnë gratë e Zadrimës , të cilat ndihen krenare që i mbajnë edhe në të përditëshmen e tyre ende këto veshje tradicionale.

    Etnosi ynë është sa i larmishëm aq dhe i pasur. Veshjet tradicionale jo vetëm shprehin përcaktimin krahinor, por edhe shpirtin. Në to janë derdhura si në memuar, fantazia dhe kodika, njëmendësia e zanafillës së ekzistencës sonë, shënjimi dhe simbolika, krejtato në trajtën e një sinjalistike të rrugëtimit tonë përgjatë ekzsitencës. Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve. Folku shqiptar, në të gjithë komponentët e vet jetëshkruan nëpërmjet larmisë dhe ngjyrave, formave dhe përbërjes, rrugëtimin tonë në kaplimin e vlerave dhe atributeve të patëdyta që mëtojnë identitetin kombëtar shqiptar. Kjo përkatësi gjeografike që përfshin Shkodrën dhe Lezhën e manifeston më së miri ruajtjen me fanatizëm ndër breza të kulturës dhe traditës Shqiptare , veçanërisht me veshjet e saj tipike Zadrimore. Kjo vlerë etnografike e cila vazhdon të përcillet brez pas brezi tek banorët e Zadrimës nuk është e institucionalizuar në një muze konkret. Kjo do të ishte një mënyrë e ruajtjes së këtyre vlerave etnografike e cila do ti shpalosej vizitorëve vlerat kombëtare. Veshjet zadrimore ruhen nëpër arkat e vjetra apo nëpër pajat e nuseve, të cilat i shpalosin në eventimentet e krahinës.

    Larmia e ngjyrave, tonaliteti dhe raportet, uniformiteti dhe rreptesia e lojes estetike, delikatesa e cohes dhe ansambli i simbolikes shprehese, e veçojne, e nderfusin thelle ne shpirtin krahinor dhe manifestimin e se bukures qe shembellen teresise qe adhurueshem rron edhe sot.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here