Categories
Botime Histori

Zhdukja e gjuhës kulturës dhe elementit arvanitas në greqi

Lidhja e arvanitasve në Greqi me në krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjero do të ngrinte në një farë mënyre lartë figurën e arvanitit që lufoi dhe që krijoj shtetin e ri Grek.

Kujtime dhe Shënime nga Bashkëbisedimi me Miq Arvanitas…
DISA TË VËRTETA … ZHDUKJA E GJUHËS, KULTURËS DHE ELEMENTIT ARVANITAS NË GREQI!

Me kalimin e dhjetravjeçarëve Arvanitasit u “bindën”, ose u detyruan të binden, se duhet të braktisin gjuhën e tyre në se dëshironin të bëheshin qytetar të denjtë të shtetit të ri Grek.

Numri i sakt i arvanitasve, ose të shqiptarëve në Greqi nuk dihet, por nga Kuvëndi I fundit që kam pasur me studiuesin, historianin dhe shkrimtarin e njohur Arvanitas Arsidh Kolia, që vdiq në Tetor të 2002 dhe që ky kuvend është botuar në revistën ESKLIZIVE, THOTË SE:
“Në Greqi pak njerës nuk e kanë gjyshin, apo gjyshen arvanitas“.

Sot burimet historike, gjuhësore, muzikore janë shumë të kufizuara,ose mungojnë plotësisht në drejtim të arvanitasve të Greqisë.
Në vitën 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte “Lidhjen e Arvanitasve të Greqisë”. Por në këtë vit, Jorgo Maruda vdes dhe detyrën e tij e mori arvanitasi, studiuesi ARISTIDH KOLIA!, që me punën e tij madhore, mund të quhet me të drejtë, DERADA I ARVANITASVE TË GREQISË.

Lidhja e arvanitasve në Greqi me në krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjero do të ngrinte në një farë mënyre lartë figurën e arvanitit që lufoi dhe që krijoj shtetin e ri Grek. Lidhja do të botonte Revistën “BESA” dhe broshura të ndryshme për historinë shqiptare.

Në vitin 1986, na vërtetohet se Suljotët që jetonin në Korfuz, kur pastronin armët e tyre, ata këndonin këngët arvanitase, të heronjëve të tyre …Në këngët e Suljotëve arvanitas nuk kishte asnjë asnjë fjalë greke!
Dy këngë që këndoheshin nga arvanitët Suljot, gjenden në librin me titull “BLETA SHQIPNI” me autor Thimi Mitko botuar n; vitin 1878 në Aleksandri.
Në vitin 1891, gjermani ARTHUR MILCHKOFER në veprën e tij me titull “ Attika und seine Heutigen“ ndër të tjera shkruan:
“ Nga ç”di unë, këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite të dashurisë, lirisë dhe kaçake“.  Shumë këngë arvanite janë shkruar në gjuhën greke, kështu kanë humbur indititetin e tyre të vërtet shqiptar.
Këto 15 vjetët e fundit falë vullnetit dhe ambicjes të studuesit Aristidh Kolia, Dhimitër Leka dhe këngëtarit Thanasi Moraiti, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngë arvanitase me titull:
“Këngët Arvanitase“dhe “Trëndafilat e shkëmbit”.që kanë përmbledhjen e disa këngëve arbëreshe të Italis së jugut dhe të Arvanitasve të Greqisë.

Këto dy CD janë të vetmet, që janë prodhuar në mbarë historinë shqiptare në gjuhën tonë arbëreshe … më thoshte i ndjeri Aristidh Kolia …!

Arqile Vasil Gjata

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *