Categories
Poezi Shqip

“Vallja e yjeve” – Lasgush Poradeci.

“Vallja e yjeve”  – Lasgush Poradeci. Letersia Shqiptare.

Yjte – e ndezur si fengjill
Qe vertiten pale – pale,
prej mosgjese zune fill
Plot me jete- e mall te vale.

Zume fill me dashuri
Qe kur bota zu te ngjizet,
Pa sikush per shok te tij
Pervelohet edhe ndizet.

Ndizet cas edhe per cas,
E sikur s’ka te shuar,
Pa pushtim i vete pas
Me nje sulm te llaftaruar.

E sikur nuk u mund
Yllin ylli qe ta kape,
Rrotull qiejve pa fund
Vene – e vine – e vene prape …

Do te vene ne fluturim
Kudo jane – e kudo s’jane,
Neper qiell qe s’ka mbarim,
As fillim,as fund, as ane.

Kur mi te,kur nene te,
Kur me hire – e kur pa hire,
Do percajne gjithnje
Hapesire … shkretetire …

Ata ikin varg – e – varg
Me nje etje te pashuar
Sesa felle – e sesa larg
Shoq me shoq u pat larguar !

Kush j-u fali – aq deshirim
Dh’aqe zjarr e aqe flake,
Dhe’i gatoj me aq durim
Yjte- e lume e varfanjake ?

Se do nje , si per cudi,
Kur prej syresh rreth te ftohet,
E si ik… si gjithe ik …
E pushton me zjarr te vete:

Sa me pak e shembellen:
Aq me shume – e ndjek deshira …
Pa nga malli qe s’e gjen,
Dridhet gjithe hapesira.

…Kur po ja ! se qe pertej
Ndizen ererat nga pake:
Ylli – i zhdukur neper qiej
Vteviu e mori flake:

J-a pat shtene me nje cas,
Mun ne mes ne krahasuar,
Shoq-i vet q’i sillej pas
Me nje sulm te llaftaruar;

Q’e kish flaken mun ne gji,
Q’e zhuritte dashuria,
Q’e shkelqente me zili
Rrotull rrezeve te tija.

Yll i mjere e yll i lum !
Yll i lum e yll i mjere !
Sapo drita t’u pergjum,
Sheh nje shoq neper sketere ;

Ay vin … e gjithe vin …
Gjith me prane …e gjith me prane …
Sesa ndrin e vetetin !…
Sesa ndjen nje gaz pa ane ! …

Sesi ndritesh perseri !
Sesi ndizesh persepari !
Sesi ndjek me dashuri
posi yll margaritari !…

Dashuri ! Heu ! mall i ri !
Dashuri ! keng’ e durimit !
Ti liri ! Ti roberi !
Ti valim i shkrepetimit !

Yjte – e ndezur aq larg.
Lozin vallen e deshires
Duke ngritur varg – e – varg
Neper terr te hapesires.

Kjo poezi është klasifikuar te lirikat e dashurisë së Lasgushit, por ka një nëntekst të fuqishëm filozofik. Vetë titulli është një metaforë emërore.

Lasgushi i këndon dashurisë si fuqi tokësore dhe qiellore. Yjet janë bartës të energjisë së dashurisë. Lasgushi përqendrohet te ideja e mistershme e krijimit të botës. Pa shkak u krijua bota, pa shkak lindi dashuria.

Me anë të pyetjeve retorike që përdor, ai e forcon edhe më shumë idenë e misterit. Dashuria paraqitet jo si emocion, por si fuqi themelore e jetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *