Më shum

    Protesta, Rama: Nuk do ketë skena si të javës së shkuar

    Gjatë mbledhjes së grupit të PS, kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk do ketë skena si të javës së shkuar para parlamentit.

    Gjithashtu edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka thënë gjatë mbledhjes së grupit të PS se policia do të garantojë sigurinë e deputetëve gjatë seancës së nesërme plenare.

    Burimet bëjnë me dije se deputetët e PS i kanë kërkuar Ministrisë së Brendshme të garantojë sigurinë fizike të tyre, nisur nga e marta e kaluar më 26 shkurt, teksa disa deputetë u sulmuan nga protestuesit.

    Deputetëve të mazhorancës u është dhënë urdhër qe të jenë prezent në seancë në orën 09:30. Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare në orën 10:00, ndërsa opozita do të zhvillojë protestën në orën 09:00.

    Ndërkohë dje “BalkanWeb” publikoi korrespodencën mes Policisë dhe Partisë Demokratike për çështjen e protestës. Policia e Shtetit nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike të zhvillojë protestë e para parlamentit. Sipas dokumentit të firmosur nga Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj, thuhet se tubimi pengon hyrjen në Kuvend të deputetëve dhe vë në rrezik jetën e deputetëve e ministrave. Po kështu sipas policisë, protesta cenon sigurinë kombëtare.

    Nga ana tjetër PD akuzon policinë se po shkel Kushtetutën dhe se në asnjë prej protestave të zhvilluara nuk janë dëmtuar policë. PD deklaron se protesta do të zhvillohet edhe pa leje nga policia.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here