Categories
Etimologji

Etimologji për fjalën SHELG

SHELG,~U. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shenjon një dru ose shkurre që rritet në vende me lagështi dhe me degë që varen të lëshuara poshtë. 
Etimologjia e fjalës duket se vjen nga fakti se është shkurre që rritet me degë të lëshuara teposht dhe jo si pemët e tjera ku degët janë të drejtuara për lart. Ndaj shumësi SHELGJE jep SHELGJ = SH’L’GJ = SHLO’GJë = SH’L’GJ = L’SH’GJ = LSHo’GJë = lëshon gjënë = lëshon poshtë gjërat (degët). Pra fjala emërton sipas karakteristikës dalluese që shfaq kjo shkurre apo pemë e cila SHLO GJ(ënë) = SHLGJ = SHELGJ => SHELG. 
Të këtij mendimi nuk janë të gjithë “etimologët” zyrtarë që nga Meyer (EW 401), Pedersen (KZ33, 1897, 537), . . . e deri te Çabeji (SF 2, 1974, 33) e Topalli (FEGS 1376) të cilët pasojnë njëri tjetrin duke përcjellë pa asnjë motivim mendimin e Miklosich (AF II 57) se fjala e shqipes [shelg] vjen nga latinishtja salix, salicem. 
Vërejmë se italishja e sotme për shelg të shqipes ka [sàlice] dhe te Zanichelli (“il nuovo etimologico” f.1429) gjejmë të shkruhet: “Vc, dotta, lat. sālice(m), d’orig. indoeur” dhe nuk mund të japë asnjë motivim etimologjik. Përkundër, shqipja e sotme bind me motivimin e saj etimologjik se SHELGJ është një pemë a shkurre që i lëshon poshtë gjërat (degët) e saj dhe SHELG = SHËLGJ = (SHËL)’GJ = (LËSH) GJë = LËSH(on) GJ(ënë) = SHLO GJË = SHe Lo GJë = SHE’L’GJ = SHELG. 
Përfundimisht, fjala i kthehet bindshëm fondit leksikor autentik të shqipes. Vetëm një motivim etimologjik më i argumentuar se ky që jep shqipja mund ta vërë në diskutim prejardhjen e kësaj fjale, por kjo duket e pamundur.

Nga : Agron Dalipaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *