Categories
Jetë Shëndeti

Ja cilat janë 6 ushqimet më të mira për trurin

Disa ushqime kanë aftësinë të përmirësojnë mprehtësinë e mendjes dhe parandalojnë sëmundje të ndryshme neurologjike. Më poshtë do të gjeni të listuara 6 ushqimet më të mira për trurin në çdo moshë.

Rukola
Studimet konfirmojnë se njerëzit që hanë një ose dy racione me të gjelbra në ditë kanë aftësitë mendore të dikujt 11 vjet më të ri se ata që nuk konsumojnë barishte dhe perime të gjelbra. Rukola është një nga barishtet më të mira për trurin. Përbërësit e saj zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë furnizimin e trurit me oksigjen.

Boronicat
Ky frut pylli është një nga ushqimet më të mira për trurin. Konsumi i boronicave ul rrezikun e Alzheimerit me 53 për qind. Sipas të dhënave, të gjitha frutat e pyllit janë të mira për shëndetin, por boronicat janë më të pasura me flavonoidë. Këta të fundit janë antioksidantë që e mbrojnë trurin nga stresi oksidues e për më tepër ato forcojnë mjetet e komunikimit të qelizave të trurit.

E verdha e vezës
E verdha e vezës përmban vitamina të kompleksit B, që përmirësojnë shëndetin e trurit. Këto vitamina forcojnë kujtesën dhe ndihmojnë qelizat e trurit të komunikojnë në mënyrë më efikase.

Vaji i ullirit
Shkencëtarët konfirmojnë se konsumi i vajit të ullirit ekstra të virgjër mbron aftësitë kujtuese të trurit. Sipas informacioneve, të gjitha i atribuohet një antioksidanti të veçantë, të quajtur Oleocanthal, që gjendet te vaji i ullirit.

Salmoni
Ky peshk është i pasur me acidet yndyrore omega-3, që janë thelbësore për shëndetin e trurit. Këto acide yndyrore pakësojnë inflamacionin dhe stresin oksidues në tru. Ato gjithashtu kufizojnë tkurrjen e trurit si pasojë e moshës.

Arrat
Arrat përmbajnë acid alfa linoleik, një acid yndyror me bazë bimore. Ekspertët thonë se njerëzit që konsumojnë rregullisht arra janë më inteligjentë dhe më të mprehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *