Categories
Aktualitet

“Unë jam Rexhina, lotët e vajzës time jetime do t`ju ndjekin gjithë jetën”

Unë jam Rexhina, ika e dëshiruar për aromën e bebes sime: Une jam Rexhina. E keni harruar emrin tim?

Humba jeten diten e 22 Prillit, dhe nuk munda dot as t’i ndjej eren vajzes sime, eren qe e prisja per 9 muaj me radhe, me shume se 9 muaj ne fakt.

E enderrova aq shume, fjeta me levizjet e saj, me imazhin e saj teksa rrotullohesha nga njera anë në tjetrën, per shkak të rëndesës.

Nuk e di kush ma mori, jetën, nuk e di kush ma la vajzën pa nene, nuk e di kush na denoi kaq shume, mua me la te deshiruar për aromën e fëmijes tim, dhe beben time të dëshiruar për aromën e nënës së saj.

A jeni ju o mjekë që ju besuam jetën, që e merrni aq lehtçëm si ta kishit një punë ngarkim-shkarkim?

A ma mori vetebesimi juaj, mungesa e ndenjave, velja nga lekët? A ma more ti o shtet që nuk bërë kurre atë që duhej për qytetarët e tu, te cilët vetem i vjel dhe mjel çdo ditë, dhe asgjë nuk jep në kembim?

Lotët e vajzës sime jetime, do t’ju ndjekin gjithë jetën, e kur të ndodheni në vështirësi, kujtoni Rexhinën. Ne jemi Rexhina, ne vajza e nëna, që shkelim në maternitet për të sjellë jetën në jetë, për të permbushur misionin tonë të dhimbshëm e të pafjalë.

Mendoni për Rexhinat, mendoni për nënat tuaja, per grate dhe vajzat tuaj, o ju te ashtuquajtur mjekë, por që vetëm titulli në diplomë po ju mbetet. Unë jam Rexhina, nëna e një vajze të vogël, që po falenderoj zotin që fati ishte me mua, dhe arrita të ndjej aromën e krijesës sime, por qe kam frike te kaloj serish përmes asaj rruge. Po privoni jetën, ndërsa ju kemi besuar krijimin e saj! Me ju mjekë e shtet e kam! Mendoni për Rexhinën, para se të flini, kur e keni mbyllur ditën e punës. A mund te flini? D.E

PS: Komenti i referohet ngjarjes se ndodhur ne Qytetin e Elbasanit ne maternitet ku nena 25-vjecare humbi jeten gjate operacionit per lindjen e vajzes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *