Gjarpri simbolizon armikun e përbetuar, duke pasur parasysh se Iblisi i mallkuar e ka marrë gjarprin si ndërmjetës midis tij dhe Ademit, a.s.
Sa më i madh të jetë gjarpri i parë në ëndërr aq më i ashpër do të jetë armiku.
Gjarpri mund të simbolizojë edhe lapërdharin duke pasur parasysh natyrën e tyre për të kafshuar.
Gjarpri mund të simbolizojë edhe risimtarin dhe jobesimtarin, meqenëse bartin helm në vete.
Gjarpri i bardhë simbolizon armikun më të rëndë, ndërsa gjarpri i zi simbolizon armikun më të ashpër.
Kush ëndërron se godet një gjarpër ose lufton me të, kjo nënkupton se do të luftojë me armikun, andaj nëse e vret gjarprin, kjo nënkupton fitore ndaj armikut, por nëse gjarpri e kafshon, kjo nënkupton disfatë varësisht nga fuqia e kafshimit.
Ta mundësh gjarprin do të thotë ta mundësh armikun.
Ta mposhtësh gjarprin fitore mbi armikun.
Nëse ëndërruesi mposhtet nga gjarpri do të mposhtet nga kundërshtari.
Nëse ëndërron se të ka kafshuar gjarpri, do të thotë se armiku do të mund e do të lëndojë. Lëndimi varet nga plaga e kafshimit të gjarprit.
Ai që mbyt gjarprin do të fitojë mbi armikun.
Nëse e ndan gjarprin në dy copa ashtu do t’ia bëjë edhe armikut.
Kush ëndërron se në shtrat ka mbytur nj gjarpër, kjo do të thotë se do t’i vdes gruaja.
Gjarpri me këmbë e duar kjo ëndërr tregon se armiku është i fuqishëm dhe i shkathtë.
Kush sheh ëndërr se është frikuar shumë nga gjarpri, pa ditur çfarë gjarpri është, nënkuptohet se do të jetë i sigurt nga armiku, ndërsa nëse e di çfarë gjarpri është, kjo nënkupton se do të përjetojë një frikë të madhe.
Të frikësohesh në ëndërr nga ndonjë gjarpër, duke mos parë gjarpër – do të thotë se ëndërruesi do të frikësohet nga armiku, por nuk do të pësojë lëndime trupore.
Nëse sheh gjarpër ai do të persekutohet, por pa lëndime fizike.
Kush ëndërron se ka futur gjarprin në shtëpi, kjo nënkupton se armiku i tij do t’i kurdisë kurth.
Kush ëndërron se shtëpia e tij është përplot me gjarpinj, kjo nënkupton se në shtëpi i formon strehë armiqve të myslimanëve dhe ithtarëve të epsheve të ulëta.
Nëse gjarpri shihet kinse hyn në shtëpi – simbolizon familjen e ngushtë të gruas, që janë armiq të tij. Nëse ëndërron se dalin nga shtëpia – ata janë anëtarët e familjes më të largët të gruas (farefis i gruas).
Nëse gjarpri del nga veshi, barku ose vrima anale e ëndërruesit – do të thotë se fëmijët e vet do të largohen nga babai (ai) dhe do të jenë armiq të tij.
Endërrimi i daljes së gjarprit nga kanali i urinimit, nënkupton lindjen e fëmijës.
Kush ëndërron se ka fituar një gjarpër të lëmuar dhe të bindur, që nuk shkakton dëm, nuk kafshon as frikon, kjo nënkupton se do të fitojë ndonjë pasuri mbretërore.
Të kesh (pronësosh) gjarpër dhe të mos frikësohesh nga ai – do të thotë se ëndërruesi do ta përdorë aftësinë e tij dhe do të bëhet pronar çifiigjesh ose pronar shtëpish. Sa më i madh të jetë gjarpri aq më e madhe do të jetë prona. Ky gjarpër nuk simbolizon armikun.
Të kesh gjarpër të zi pronari i këtij gjarpri do të bëhet udhëhe- qës (prijës, komandant) ushtarak.
Të kesh gjarpër të bardhë ai që ka gjarpër të tillë (në ëndërr), është njeri me fat në pasuri.
Të kesh gjarpër të lëmuar dhe të bukur ëndërruesi do të përfi- tojë mallra nga thesari mbretëror apo ai shtetëror.
Të ëndërrosh gjarprin e ujit kjo simbolizon pasuri.
Kush ëndërron se në xhepin e tij ka një gjarpër të bardhë të mirë, kjo nënkupton se do të ketë sukses.
2 replies on “Shihni gjarpër në ëndërr: Ja cili është kuptimi”
SEER also does not capture information on commonly occurring single nucleotide polymorphisms SNPs that have been reported to influence the risk for contralateral breast cancer generic priligy Legault Poisson S, Jolivet J, Poisson R, Beretta Piccoli M, Band PR 1979 Tamoxifen induced tumor stimulation and withdrawal response
Private proxies and best rates: 50 discount, free proxies and special offers – only on https://DreamProxies.com