Categories
Lajme

Maqedonia e Veriut voton për Presidentin e ri, shqiptarët faktor

Maqedonia e Veriut voton sot (5 maj) për Presidentin e ardhshëm të vendit. Ky është raundi i dytë i votimeve pasi në të parin dështoi votimi si pasojë e interesimit të vogël të qytetarëve për të dalë në votime.

1.79% ishte pjesëmarrja në raundin e parë, apo 755.702 votues zgjodhën në mes Blerim Rekës, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Pas numërimit të votave nga KSHZ-ja, rezultatet ishin: Blerim Reka – 79921 apo 10.58% të votave, Gordana Siljanovska-Davkova – 319.225 apo 42.24% të votave, Stevo Pendarovski – 323714 apo 42.84% të votave.

Si në gjithë ciklet e tjera zgjedhorë, edhe këtë herë kishte 32811 vota të pavlefshme, apo 4.34% të votave të përgjithshme.

Rezultatet e raundit të parë për President

Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin e pestë me radhë në procesin e gjashtë zgjedhor. Më herët president të shtetit kanë qenë: Gjorg Ivanov me dy mandate (2009-2019), Branko Cërvenkovski (2004-2009), Boris Trajkovski (1998-2003, ndërroi jetë si president) dhe Kiro Gligorov (1992-1998 – i mbijetoi atentatit).

Sot zgjedhjet mbahen për herë të parë me emrin e ri të shtetit, pas marrëveshjes me Greqinë për riemërimin e Maqedonisë në Maqedonia e Veriut.

Shqiptarët në pjesën e dytë të fushatës, pas raundit të parë, janë thirrur që të votojnë pasi vota e tyre konsiderohet vendimtare për numrin e pjesëmarrësve.

Rregulli për rrethin e dytë sipas Ligjit për zgjedhjet presidenciale është i qartë. Për t’u zgjedhur President duhet që në zgjedhje të dalin të paktën 40% e votuesve, apo 723,252 votues nga Lista zgjedhore që numëron 1,808,131 votues gjithësej. Rezultatet e para përfundimtare duhet të dalin pas orës 22:00.

Gjatë ditës së sotme mbahen edhe zgjedhje lokale në Ohër dhe komunën e Novo Sellës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *