Në tokë, në det, në qiell, impakti shkatërrues i njerëzve në natyre është treguar hapur në raportin e publikuar nga OKB. Një milion specie dhe bimë janë kërcënuar tani më tani me zhdukje. Natyra kudo po bie në një shpejtësi të paparë ndonjëherë së bashku me nevojën tonë për më shumë ushqim dhe energji.
Këto trende mund të ndalen, tregon studimi, por do t’i nënshtrohet një tranformimi ndryshues, në çdo aspekt të mënyrës sesi njerëzit ndërveprojnë me natyrën.
Popullsia e botës është dyfishuar që nga viti 1970, ekonomia globale është rritur,, ndërkohë që tregtia ndërkombëtare është rritur të paktën 10 herë.
Mes viteve 1980 dhe 2000, 100 milionë hektarë të pyjeve tropikalë kanë humbur, përgjithësisht nga plantacioni i vajit në palmës në Azinë Juglindore. Qytetet u zgjeruan në mënyrë të shpejtë, ndërsa zonat urbane u zgjeruan që nga viti 1992. Dhe ky aktivitet i njerëzve ka vrarë më shumë specie në një numër të madh sesa më herët.