Categories
Ekonomia

Ekonomia e mbijetesës, 56 % e shqiptarëve të vetëpunësuar

Në 10 të punësuar në Shqipëri, gati gjashtë prej tyre janë të vetëpunësuar ose punojnë në biznesin e familjet. Në mungesë të alternativave të tjera, më shumë se gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë vetëpunësuar ose janë të angazhuar në sipërmarrjet familjare. Vetëpunësimi është tregues i njëekonomie pak konkurruese, me produktivitet dhe vlerë të shtuar të ulët.

Sipas të dhënave nga Eurostat, norma e të vetë punësuarve dhe e të punësuarve në bizneset familjare përbën 55.9% e të punësuarve në Shqipëri. Kjo është norma më e lartë në rajon, ku përqindja e të vetëpunësuarve në Shqipëri është mbi 20 pikë përqindjemë e larte, por edhe në BE.

Në vendet e Bashkimit Europian, norma e të vetëpunësuarve dhe e të punësuarve në bizneset familjare është 14.6%, ndryshe një në 7 të punësuar, ndërsa pjesa më e madhe e forcës punëtor (85.3%) ishte punësuar me pagesë. Në analizën që ka bërë Eurostat shkruhet se trendet e vetëpunësimit në BE kanë qenë në rënie gjatë periudhave me rritje ekonomike dhe kanë qenë në rritje në kushtet e vështira ekonomike. Eurostat ka marrë si shembull krizën financiare në 2009 dhe 2010, ku kjo normë u rrit në vendet anëtare.

Megjithatë, Eurostat thekson se struktura e punësimit sipas statusit të punës është thuajse e ndryshme në vendet që duan të anëtarësohen në BE, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Vetëpunësimi në vendet kandidate për t’u anëtarësuar

Pas Shqipërisë, e cila përllogarit më shumë se gjysmën e të punësuarve si të vetëpunësuar, renditet Turqia. Sipas publikimit të Eurostat, një në tre të punësuar në Turqi është i vetëpunësuar ose punon për familjen. Në Kosovë dhe në Serbi një e katërta e të punësuarve janë të vetëpunësuar. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Malin e Zi, vetëm një e pesta e të punësuarve janë të vetëpunësuar.

Eurostat analizon se këto përqindje të larta krahasuese pasqyrojnë, deri në një farë mase, peshën relative të aktiviteteve bujqësore, me një shpërndarje në shkallë të vogël të fermave të vogla familjare ose kooperativave bujqësore.

Vetëpunësimi, më i lartë në ekonomitë pak konkurruese

Tipar i ekonomive ku mbizotëron vetëpunësimi është se ato janë ekonomi më pak konkurruese dhe se është e vështirë që të përfitojnë nga ekonomitë e shkallës. Në një analizë të publikuar më parë nga Forumi Ekonomik Botëror, vetëpunësimi për pjesën më të madhe të njerëzve vjen si alternativë, duke qenë se nuk kanë zgjidhje tjetër. Fenomeni është më evident në zonat rurale./Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *