Categories
Kuriozitete

Arianët, e vërteta e bjondëve me sy bojëqielli

Ishin të gjatë, bjondë, me sy bojëqiell. Kishin nofull të fortë, ballë të lartë dhe shpatulla të gjera. Me një fjalë, njerëz të pashëm me tipare tipike nordike.

Dy studiues gjermanë të fundit të tetëqindës e përshkruanin në këtë mënyrë aspektin fizik të indoeuropianëve, alias Arianëve, popull primitiv, gjaku i të cilit rrjedh në venat e pothuajse të gjithë europianëve, dhe jo vetëm. Dy studiuesit quheshin Theodhor Poesche dhe Karl Penka. Pas tyre, nazizmi stiloi një klasifikim neo-arianët e racës së pastër ishin gjermanë (përjashtuar hebrenjtë), ata një kategori më poshtë ishin rusë. Se sa shumë pasoja të tmerrshme erdhën prej kësaj, kjo dihet tashmë.

Të panjohur

E megjithatë teoria Poesche-Penkas bazohej në një hiç: indoevropianët nuk kanë lënë asnjë përshkrim të vetvetes. “Duket se nuk ekziston asnjë tipar fizik që mund të konsiderohet specifik i këtij populli që nga lashtësia, përveç faktit që ishin racë e bardhë”, e pret shkurt spanjolli Francisco Vilar, një prej indoevropeistëve më të mëdhenj, docent në Universitetin e Salamancas.

Në lidhje me aspektin fizik të atyre paraardhësve tanë të largët, në fakt mund të thuhet edhe diçka tjetër, të paktën për gjatësinë. Harrojini “gjigandët” e Poesches dhe Penkas: një skelet i një mashkulli, i gjetur disa dhjetëra vite me pëarë dhe që i është atribuar një kreu arian të vitit 2500 para Krishtit, është i gjatë vetëm 152 centrimetra, pak më shumë se një xhuxh. Nëse Hitleri do ta merrte vesh, do të rrotullohej në varr, edhe pse skeleti u gjet në Kutuluk, një rajon në Povolzhye. Domethënë në fushën e Vollgës në veri të ish Stalingradit, qytet simbol ku rusët poshtëruan Vermahtin. Jashtë legjendës

Vetëm në dekadat e fundit indoevropianët kanë dalë nga legjenta dhe nga fantazitë raciste, për të marrë një kornizë konkrete. E megjithatë interesi kundrejt tyre nuk është i kohëve të fundit: studiuesi i parë që u mor me këtë temë quhej Andreas Jager, ishte suedez dhe jetoi mes viteve 1660 dhe 1730. Nuk bëhej fjalë për një historian dhe as për një arkeolog por për një filolog, i cili në vitin 1686 botoi një traktat në të cilin pohonte ekzistencën e gjyshërve të përbashkët, mes shumë popujve evropianë, dhe një pjesë të mirë të atyre aziatikë.

Teoria e Jagerit bazohej në një të dhënë leksikore: disa fjalë të gjuhëve të lashta të kontinentit tonë (latine, kelte, greke, gotike dhe të tjera) kishin rrënjë të ngjashme me ato gjuhë gjeografikisht të largëta, si persishtja, gjuha kurde, sanskrinishtja dhe tocaria, një gjuhë që flitet edhe sot në Kinë. Rastësi? E pamundur. Më e arsyeshme të mendosh për një origjinë të përbashkët të këtyre gjuhëve. Prej këtu buron hipoteza që në albumin familjar të gjermanëve, grekëve dhe indianëve janë të njëjtët gjyshër. Që Jageri i quajti Sitokeltë.

Në fillim, askush nuk e mori seriozisht atë “suedez të marrë”, që gjeti strehë tek feja, dhe u shndërrua në pastor protestant. Më pas postulati i Jagerit gjeti prozelitë, që duke krahasuar fjalë të gjuhëve të njohura rindërtuan shumë fjalë të një gjuhe primitive, e quajtur protoindoevropiane. Një shembull: “baba”, në latinisht thuhet “pater”, në sanskrinisht “pita”, në gjuhën gote “fadar” dhe në anglisht “father”; linguistët deduktojnë prej kësaj, ekzistencën e një rrënjë indoevropiane p-t (apo f-t) dhe një fjale primitive që ndoshta tingëllonte “peter”. Me këtë operacion arkeologjie linguistike janë rindërtuar në mënyrë bindëse të paktën 100 fjalë protoindoevropiane, duke përfshirë edhe emrin me të cilin gjyshërit tanë e quanin vetveten Aryos (Arianë).

Të zhvilluar

Pikërisht duke nisur nga ky minifjalor, tregues pas treguesi si një libër miksteri, u mbërrit tek Pavel Kuynetsov, studiuesi i institutit të arkeologjisë sës Povolzhyes, i cili gjeti edhe skeletin e famshëm të Kutulukut. Dhe para tij, tek Marija Gimbutas (1921-1994), arkeologe lituaneze që konsiderohet nëna e indoeuropeistikës moderne.

Falë “detektivëve” si dyshja Kuznetsov-Gimbutas, sot për jetën e Aryosit dihen shumë gjëra. Dihet për shmebullin që ata njihnin metalet “bakrin, e më pas bronzin dhe floririn); që kishin një shoqëri të ndarë në tre klasa (priftërinj, luftëtarë, barinj); që zhvendoseshin me karroca dhe kuaj; që jetonin vetëm me mbarështim, por edhe një embrion të bujqësisë; që kishin një fe politeiste; që i nderonin të vdekurit me varre të papërpunuera, por të mëdhenj; që nuk njihnin shkrim, por njihnin poezinë.

Sot dimë edhe se kush ka qënë ndoshta toka e parë ariane, që për dy shekuj studiuesit e kanë quajtur në mënyrë gjenerike Urheimat (“atdheu fillestar”, në gjermanisht), sepse nuk dininbku ta vendosnin. Tashmë, pothuajse askush nuk ka më dyshime që Urheimat (apo të paktën një prej Urheimatëve ka qënë nga jugu i Rusisë, mes Vollgës dhe Kaukazit, mes Kapikut dhe Detit të Zi. Prej aty, në tre faza mes epokës së bakrit dhe asaj të bronzit (dmth mes 4500 dhe 2500 para Krishtit), arianët u shtrinë në dy drejtime: në perendim të Evropës dhe në juglindje të Indisë.

Alternativa

Megjithatë, duhet vënë një kusht për të gjithë këtë, pasi jo të gjithë studiuesit bien dakort. Këtë rindërtim e kontestoi mbi të gjitha një arkeolog britanik, Andreu Collin Renfreu, i bindur që djepi i indoevropianëve është jugu i Anadollit, që ekspansioni i tyre ka ndodhur që në Neolit (ndoshta 7000 para Krishtit), dhe ekspansioni i arianëve në dëm të popujve që kishin ekzistuar më parë është i lidhur me përhapjen e bujqësisë.

Por dy tezat janë vërtetë alternative? Ndoshta jo, siç do ta shohim më poshtë. Për momentin mjafton të thuhet se deri jo shumë kohë më parë, hipotezat në diskutim ishin më shumë dhe fanatazia kish nisur galopin: disa e vendosnin urhejmatin në Lituani, të tjerë në Gjermani, në Lindjen e Mesme apo madje edhe në Kashmirin e largët. Po si u arrit në fund të përzgjidhej Rusia? Edhe një herë, pista ka qënë mbi të gjitha gjuhësore.

Dhe për t’u habitur që rrugën e duhur e kanë gjetur, pikërisht përmes bimëve dhe kafshëve, arrijmë për shembull dy pemë karakteristike të klimave shumë të ndryshme: ahu dhe palma. Nëse në shumë gjuhë indoevropiane i pari ka emra të ngjashëm dhge e dyta jo, do të ishte logjike të mendojë që gjyshërit tanë, kur nuk ishin të ndarë në një mijë popuj të ndryshëm, jetonin në një rajon ku ka patur ahe dhe jo palma. Kështu, nëse për hipotezë do të mund të rindërtonim një fjalë indoevropiane për ariun, ujkun dhe drerin, por jo për luanin, atëherë do të deduktohej që Urheimat duhej të kishin qënë në një zonë të pajtueshme em faunën nordike.

Speciet e përmendura më sipër nuk janë zgjedhur rastësisht. Në fakt për disa gjenden vërtetë emra me rrënjë të ngjashme të përhapura në një zonë të gjerë, nga Britania e Madhe në Indi. Ujku, për shembull, në anglisht dhe gjermanisht quhej “wolf”, në gjuhën çeke vlk, në shqip ujk, në norvegjisht ulv, në lituanisht vilkas, ndërsa në gjuhën palçosllave quhej vliku, në sanskrinisht vrkas dhe në gjuhën perse verkana. Në latinisht, predatori i pyjeve kishte një emër të ndryshëm, por rrënja wolf gjermanik përdorej për një specie të përafërt: vulpes, italisht volpe, pra dhelpra.

Deduksioni i linguistëve: në krye të këtyre emrave me “v” dhe “l” kanjë fjalë indoevropiane: wlkwos. Në mënyrë të ngjashme është mundur t’i jepej një emër arian edhe ariut (rkthos), drerit (kerewos) dhe ahut (bhagos), por jo palmës, luanit dhe tigrit. Pra, Urheimat nuk mund të ekzistonte në Indi apo në Lindjen e Mesme, toka me mace, me shumë pak drerë dhe pa ahe. Thënë kjo, megjithatë, jemi në fushën e shtaë poleve: zona me ahe, ujq, arinj dhe drerë ka shumë, nga Spanja në Kaspik.

Në këtë pikë në ndihmë të arkeologjisë gjuhësore vjen arkeologjia e vërtetë, me tre presonazhe me origjinë të ndryshme ( australiani Vere Gordon Childe, Gimbutas që u përmend më sipër dhe irlandezi James Patrick Mallory) që në kohë të njëpasnjëshme gjatë 90 viteve të fundit knë propozuar, ndonëse me tone jo gjithnjë homogjene, një fjalë magjike: kurgan.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për një fjalë indoevropiane, por një emër me origjinë turko-tartare, që tregon disa varre misteriozë prehistorikë, të shpërndarë mes Ukrainës, Rusisë dhe Kazakishtanit. Ndonëse hapësira është kaq e gjërë, struktura e kurganëve është kudo e njëjtë: “piramidat e stepave” të ngritura me pirgje dheu dhe gurësh që formojnë kodëtza me diametër deri në 200 metra.

Në brendësi, përveç eshtrave të të vdekurit, një kurgan përmban armë dhe sende të dobishëm, prej ahu dhe materiale të ndryshëm sipas epokës përkatëse. Duhet saktësuar se “piramidat” nuk janë të gjitha të së njëjtës epokë: variojnë nga 4500 në 1200 para Krishtit. Mes kurganë të studiuar tashmë, më antikët janë në jug të Rusisë. Më i rëndësishmi është Majkop në Adighezi, një republikë shumë pyjore autonome e Federatës ruse, në verilindje të Detit të Zi: brenda kishte objekte florir dhe argjendi.

Po përse i kemi quajtur misteriozë këta maksiprigje? E thjeshtë: sepse ai që i ngriti nuk la asgjë të shkruar. Mbeten anonimë si arkitektët që i projektuan, ashtu edhe të vdekurit për të cilët u ngritën. Por kaq anonim është qytetërimi që i përdorte, që përkonvencion është quajtur nag arkeologët “kultura Kurgan”. Një qytetërim i fuqishëm, por ende analfabet.

Dhe ja tezy që da ta quajmë teorema e Gimbutas, për arsye se studiuesja lituaneze ka qënë mbështetësja më bindëse, ndonëse jo e para: indoevropianët, të hamendësuar në tavolinë pa gjetje arkeologjike dhe Kurganët, të pasur me arkeologji por pa një histori të shkruajtur, mendohet të jenë i njëjti popull. “Një popull gjysmë nomad”, saktëson profesor Villar “që zakonisht jetonte në shtëpi gjysmë të nëndheshme, me strukturë dhe konstruksion shumë të thjeshtë, që braktiseshin për t’u rindërtuar gjetkë.”

Pikërisht lehtësia e levizjes ka qënë në themel të kolonizimit të territoreve të mëdhenj si ata ku fliten gjuhë indoevropiane. Ishin toka të banuara tashmë nga të tjerë (për shembull në Spanjë vaskonët, paraardhësit e baskëve të sotëm, në Itaki ndoshta ligurët), ushtarakisht më të dobët ndonëse ndonjëherë më të zhvilluar. Por nuk është aspak e thënë që kanë qënë pushtime të armatosur: “Ishte një proçes që zgjati disa mijëvjeçarë dhe përbëhej nga një lëmsh i pazgjidhshëm zhvendosjesh të popujve”, këmnëngul Villar.

Duke reduktuar deri në kockë këtë lëmsh, mund të themi që ekspasioni indoevropian pati fillimish tsi objekt pjesën e poshtem të Danubit dhe Ballkanin; më pas Evropën Qëndrore dhe një pjesë të mirë të Azisë, nga Irani në Indi; në fund Italinë, Spanjën dhe Egjeun. Morali: kur bota doli nga prehistoria, në Perendim gjuha e origjinës ishte fragmentuar tashmë në të paktën nëntë “dialekte” : kelt, balltik, gjermanik, italik, grek, sllav, shqiptar, ilirik, dhe itik.

Gjenet

Në trashëgiminë gjenetike njeriu ka një kromozom (Y) që transmeton nga babai tek fëmija mashkull. Duke studiuar kromozomet dhe variantet e tyre mund të zbulohen me afërsi mes gjeneve të largët. Një operacion i ngjashëm mund të bëhet me ADN mitokondriale, që transmetohet përmes linjës femërore. “Kërkimet mbi kromozomin Y tregojnë që në ADN e evropianëve ka pesë komponentë kryesorë, me origjinë nga valë të lashta migrimi të dallueshëm qartë. I pari zë 28%, i dyti 22%, i treti më pak se 20% e kështu me radhë në zbritje.

Gjenet e afërsisë nuk janë shpërndarë në mënyrë uniforme: ai i komponentit të parë ka frekuencë më të madhe në Lindjen e Mesme, në Anadoll e në juglindje të Evropës, ndërsa ai i tretë rritet drejt perëndimit, për t’u zhdukur në vendet baskë. “Kuadri që deduktojmë është që Evropa ishte e para e prekur nga një imigrim në epokën e neolitit me prejardhje nga Lindja e Mesme, që ndoshta lidhej me përhapjen e bujqësisë. Dhe që më pas pati një tjetër valë nga stepat ruse drejt perëndimit.

Teoria e Kurgan dhe ajo e Colin Renfre janë të dyja të vërteta: indoevropianët u nisën nga Rusia, por paraardhësit e tyre direktë vinin nga Anadolli”. Sigurisht, në fillimin e kohëve askush nuk e mendonte që ata bari dhish primitivë do të pushtonin botën. E megjithatë, pasardhësit e tyre të largët janë shpërndarë kudo dhe sot përbëjnë gjysmën e popullsisë botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *