Categories
Histori Të gjitha

Swastika, Kryqi i Thyer, nga simbol i mirësisë dhe shëndetit në logo e horrorit të Rajhut të Tretë

Swastika si simbol i prosperitetit dhe fat të mirë është shpërndarë gjerësisht në të gjithë botën e lashtë dhe moderne. Por ajo që ka mbetur e ngulur si gozhdë në vetëdijen dhe kujtesën e gjeneratave është Swastika e Rajhut të Tretëm, simboli i terrorit dhe horrorit nazist, fatkobit që e mbolli tmerr dhe varre kudo që shkeli.

Swastika rrjedh nga Sanskrit, svastika, që do të thotë “të favorshme për mirëqenien.” (Shkruhet në Enciklopedinë Britanike). Swastika ishte një simbol i preferuar në Mesopotami. Në Skandinavi, svastika ishte shenja e çekiçit të Perëndisë Thor-së. Swastika gjithashtu u shfaq në fillim të krishterimit dhe artin bizantin (ku ajo u bë e njohur si kryqi gammadion, ose gammata crux, sepse ajo mund të ndërtohet nga katër gërma greke [Γ] bashkangjitur në një bazë të përbashkët), dhe kjo ka ndodhur në jug të Amerikës Qendrore tek Maya dhe Amerikën Veriore te Navajo.

Në Indi, swastika vazhdon të jetë e përdorur gjerësisht si simbol i mbarë nga hindutë Jainas dhe budistët. Tek Jainas ajo është emblema e Tirthankara tyre të shenjtë dhe gjithashtu dhe një adhurim për katër krahët, rilindjes-në botën shtazore ose bimore, në ferr, në Tokë, dhe botën shpirtërore.

Jainias, Indi janë pjesëtarë të një prej religjioneve më të vjetra në botë, ndërsa besimi i tyre është kundër dhunës ndaj të gjitha qenieve, sepse të gjitha ato kanë shpirt. Nuk mund ta besoni se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta besimtarë, për të mos i shkaktuar lëndime qenieve tjera: njerëzve, shtazëve, bimëve, insekteve e madje mikrobeve. Thelbi i besimit të tyre është bindja se të gjitha tundimet dhe armiqtë e brendshëm, si zemërimi, lakmia dhe krenaria, mund të mposhten me praktikën e shkëputjes për të mirave materialeve.

Ata janë politeistë dhe panteistë, sepse besojnë se çdo qenie ka potencial të jetë zot. Tek ata edhe sharjet merren si dhunë. Ndërsa svastika, që nga Hitleri në Evropë merret si simbol i ligësisë, është simbol i mirësisë tek Jainist – i fatit dhe zotit. Ky simbol gjendet në fillim të çdo libri të tyre dhe tek çdo altar e tempull. Forma simbolizon katër vendet ku shpirti mund të rimishërohet: parajsa, ferri, trupi i njeriut, flora apo fauna

Një dallim i qartë është bërë në mes të svastika djathtë, i cili lëviz në një drejtim të akrepave të sahatit, dhe svastika e majtë (më saktë quhet sauvastika), i cili lëviz në një drejtim të kundërt. Swastika djathtë është konsideruar edhe si një simbol diellor dhe imiton rrotullimin lindjen dhe perëndimin. Svastika e kahjes majtas më shpesh qëndron për një natë, simbolizon tmerret e perëndeshës Kali, dhe praktikat magjike.

Në traditën budiste, svastika simbolizon këmbët, ose gjurmët e këmbëve të Budës. Ajo është vendosur shpesh në fillim dhe në fund të mbishkrimeve. Budistët tibetianë e përdorin atë si një dekorim veshjeje. Me përhapjen e budizmit, svastika kaloi në ikonografinë e Kinës dhe Japonisë, ku ajo ka qenë përdorur për të treguar shumësinë, bollëk, begati, dhe jetë të gjatë.

Në Gjermaninë naziste svastika (gjermanisht: Hakenkreuz), me krahët e saj zhdrejtë kthyer clockwise, u bë simbol kombëtar. Në vitin 1910 një poet dhe ideolog nacionalist Guido von List kishte sugjeruar svastika si simbol për të gjitha organizatat anti-semite; dhe kur Partia Kombëtare Socialiste u formua në 1919-20 e miratoi atë. Më 15 shtator 1935, svastika zezë në një rreth të bardhë me një sfond të kuq u bë flamuri kombëtar i 

Gjermanisë. Ky përdorim i svastika përfundoi në Luftën e Dytë Botërore me dorëzimin gjerman në maj të vitit 1945, edhe pse svastika është ende e favorizuar nga grupet neo-naziste.

Nga e vodhën gjermanët kryqin nazistë, svastika simbolizonte fatin e mirë

​Në botën perëndimore svastika ( kryqi i nazistëve) është sinonim i fashizmit dhe identifikohet me Hitlerin, por historia e këtij simboli fillon para mijëra vjetëve kur përdorej si një simbol i fatit të mirë në pothuajse çdo kulturë të botës.

Në gjuhën e lashtë indiane, sanskrite, swastika do të thotë “mirëqënie”. Simboli është përdorur nga hindutë, budistët për mijëvjeçarë të tërë dhe mendohet se ka qenë një simbol tipik indian. 

Udhëtarët perëndimore të Azisë u frymëzuar nga simbolika e saj pozitive që vinte nga lashtësia dhe filluan ta sillnin atë në vendet e tyre. Deri në fillim të shekullit të 20-të svastika përdorej si një simbol fatsjellës.

Në librin e tij Swastika, shkrimtar Steven Heller tregon se si ajo u përdor më entuziazëm në Perëndim si një motiv arkituror, në reklamat e shumë produkteve. Coca-Cola e ka përdorur atë. Carlsberg e përdorte atë në shishet e veta të birrës. The Boy Scouts e adaptuan atë dhe “Girls’ Club of America” e quajtën revistën e tyre “Swastika”. Ky simbol ishte i përdorur edhe nga forcat ushtarake amerikane gjatë Luftës së Parë Botërore dhe mund të shihet në avionët RAF deri në vitin 1939. Gjermanët e përdorën stemën e svastikas pasi u frymëzuan nga dijetarët gjermanë të shekullit të 19, të cilët përkthenin tekste të vjetra indiane dhe vunë re ngjashmëri mes gjuhës gjermane dhe sanskrishtes. Ata dolën në përfundimin se indianët dhe gjermanët mund të kishin një prejardhje të përbashkët dhe imagjinuan një rracë të bardhë zotash-luftëtarë që i quajnin Arianë.

Swastika u ndalua në Gjermani në fund të luftës dhe Gjermania u përpoq pa sukses për ta ndaluar atë gjerësisht në gjithë BE-në në vitin 2007. Ironia është se svastika është më evropiane në origjinë sesa shumica e njerëzve mund të mendojnë. Zbulimet arkeologjike kanë treguar se svastika eshte nje simbol shumë i vjetër dhe shembujt e lashtësisë së saj nuk gjenden vetëm në Indi. Ajo është përdorur nga grekët e lashtë, keltët dhe anglo-saksonët. Disa nga gjurmët më të vjetra të këtij simboli janë gjetur në Evropën Lindore, nga Balltiku deri në Ballkan.

Nëse doni të shihni se sa i vjetër është simboli svastika në Evropë, një vend i mirë për ta filluar vëzhgimin është Kievi, Muzeu Kombëtar i Historisë së Ukrainës ka një gamë mbresëlënëse të ekspozitave me këtë simbol tepër të lashtë.

Swastika të vetme shfaqen në kulturën neolitike Vinca në gjithë Evropën Juglindore rreth 7.000 vjet më parë. Por vetëm në epokën e bronzit svastika u përhap gjerësisht në të gjithë Europën. Në muzeun e Kievit ka enë balte me svastika teke të cilat datojnë që rreth 4,000 vjet më parë. Kur nazistët pushtuan Kievin gjatë Luftës së Dytë Botërore, ata ishin aq të bindur se këto enë janë dëshmi e paraardhësve të tyre ariane sa që i morën ato në Gjermani. (Ato u kthye sërish në muze pas luftës.)

Në koleksionin e Muzeut të Greqisë së Lashtë të Muzeut, svastika është e dukshme si stoli arkitektonike, e cila u njoh si modeli kyç grekë, i përdorur gjerësisht në pllaka dhe tekstile deri në ditët e sotme.

Por pavarësisht historisë që ka ky simbol është e vështirë që njerëzit pas historisë naziste ta konsiderojnë atë si fatsjellës. Për hebrenjtë svastika do të mbetet një simbol frike, ndërsa pjesa tjetër e botës e njeh atë vetëm si simbol nazist pa shkuar më tej. BBC

Swastika në Ballkan

Swastika (kryqi i thyer) ka qenë e njohur në Ballkan shumë më parë se ç’është formuar etnosi ilir. Shembujt më “të lashtë janë që nga epoka e neolitit. Nga epoka e bronzit svastika ndeshet e paraqitur në karrocat e njohura prej argjili të Duplajës.

Nga mbarimi i epokës së bronzit, pra, në kohën kur tani mund të flasim për ilirët në këto treva, svastikën e gjejmë të paraqitur në shkëmbinj në Lipci afër Risanit në Bokën e Kotorit dhe në Zhlijeb afër Vishegradit.  Me përjashtim të paraqitjes së një svastike në fibulën e gjetur në Kompolje të Likës e cila datohet me fazën e fundit të kulturës së fushave të urnave (HaB) në trevën e ilirëve, ky simbol nuk ndeshet deri në mbarim të shek. VI. para e.r., por në shek. V para e.r. bëhet shumë i shpeshtë. Është interesant të theksohet se svastika nuk është e pranishme njësoj në gjithë trevën ilire. Më shpesh ndeshet në Istri dhe në trevat e Alpeve lindore kurse në trevën ndërmjet Savës, Dravës dhe Danubit ndeshet në kohën e hekurit të ri, dhe atë vetëm në një lokalitet – në Osijek.[ Pak më e shpeshtë është në trevën e japodëve, mirëpo, nuk dëshmohet në trevën e gjerë që e kanë populluar liburnët dhe dalmatët, ndërsa nga treva e liburnëve deri tani është i njohur vetëm një ekzemplar i këtij simboli. Sërish e ndeshim në trevën qendrore të ilirëve si edhe në pjesët jugore të tokës ilire.

Në repertorin e gjetjeve duhen marrë parasysh edhe ekzemplarët e trikvetrumit (triquetrum), që dallohen nga svastika, të cilët në vend që të kenë katër i kanë tre gemba të thyer. Deri tani nga treva ilire janë të njohur vetëm tre ekzemplarë të trikvetrumit – njëri në fibulën e fundit të kohës së bronzit – gjetiu në Krehina Graci dhe dy pak më të reja (shek. VIII para e.r.) të skalitur në dy kallçinj – të gjetura në Ilijak në Gllasinc.

Domethënia simbolike e svastikës është e njohur mirë nga historia e religjionit. Vetë fjala “svastikë” përmban edhe domethënien e këtij simboli: në sanskritishte “svasti” do të thotë shëndet, mirësi dhe gëzim. J. Dechelette, i cili këtij simboli i ka kushtuar kujdes të veçantë, svastikën e ka karakterizuar si simbol “Dielli në lëvizje”. Sipas tij, svastika është zhvilluar prej rrethit të thjeshtë, në të cilin pastaj është skalitur kryqi. Me kohë rrembat e kryqit janë thyer dhe kështu është fituar trajta e svastikës me rremba të thyer brenda rrethit. Kjo do të ishte paraqitja më e hershme grafike e svastikës. Tipi i svastikës me rremba të thyer është i fazës së zhvilluar të mëtejshme të këtij simboli.

Ndoshta kanë pasur domethënie apotropeike edhe svastikat në vatrat shtëpiake të Donja Dolinës. Këto objekte, siç kemi theksuar, përveç funksionit praktik, kanë pasur rol të madh edhe në besimin e popullsisë së atij vendbanimi lakustër, prandaj edhe shfaqja e svastikës në to ka qenë padyshim e lidhur ngushtë me vendin që në besimet e tilla ka pasur vatra e shtëpisë. Sipas shpjegimit që pat dhënë Q. Truhelka, banorët e Donja Dolinës u kanë dërguar ushqim të vdekurve, pajtorëve të shtëpisë e të familjes, që kishin qenë të varrosur nën shtëpi të tyre, përmes një vrime në formë të hinkës që gjendej në fund të këtyre furrave. Svastika në këto furra mund tëjetë simbol i lumturisë dhe i gëzimit, por edhe i vdekjes.

Svastikat e para janë gjetur në kohën e Neolitit, 5.000-6.000 p.e.s. në kulturën e Vinçës e cila shtrihej në Dardani, Maqedoni, Thesali, një pjesë të sotme të Shqipërisë, Serbi, Rumani, dhe një pjesë të Bullgarisë.

Afërsia e kësaj kulture me ilirët është e qartë. Qysh në këtë kulturë filloi përdorimi i bakrit, që solli deri tek zhvillimi i kulturës së Vuçedolli ku emërtimi ilir është përdorur pa asnjë dyshim. Këtu në postimin e dytë mund të shihen sfastikat në Kulturën e Vinçës : Malësorët e veriut kanë përdorë svastikën në tatuazhe brez pas brezi, prej se mbahet mend. Sfastikën e quajnë “Dilli i gjyshave”, pastaj “Dilli i Hotit” etj.

P.N.P., e datëlindjes 1890, bijë e Shoshit. Me banim në Nikç të Kelmendit. Tatuazhin në dorën e saj të djathtë ajo e quan “Tbani (kasollja në stan) n‘bjeshkë i mbuluem dhe me diellin plak n‘pullaz (në çati)”. Nuk tregon se kush ia ka punuar. Është punuar me bojë blu. “Me mereqep shkollet”, thotë mbartësja e saj (14 shkurt 1971).

Svastika në ballkan e Iliri dhe gjetkë

Sikur edhe simbolet e tjerë solarë që u përmendën deri tani, ashtu edhe svastika (krySwastika-medalian5qi i thyer) ka qenë e njohur në Balikan shumë më parë se ç’është formuar etnosi ilir. Shembujt më të lashtë janë që nga epoka e neolitit. Nga epoka e bronzit svastika ndeshet e paraqitur në karrocat e njohura prej argjili të Duplajës.

Nga mbarimi i epokës së bronzit, pra, në kohën kur tani mund të flasim për ilirët në këto treva, svastikën e gjejmë të paraqitur në shkëmbinj në Lipci afër Risanit në Bokën e Kotorit dhe në Zhlijeb afër Vishegradit.

Në repertorin e gjetjeve duhen marrë parasysh edhe ekzemplarët e trikvetrumit (triquetrum), që dallohen nga svastika, të cilët në vend që të kenë katër i kanë tre gemba të thyer. Deri tani nga treva ilire janë të njohur vetëm tre ekzemplarë të trikvetrumit – njëri në fibulën e fundit të kohës së bronzit – gjetiu në Krehina Graci dhe dy pak më të reja (shek. VIII para e.r.) të skalitur në dy kallçinj – të gjetura në Ilijak në Gllasinc.

Domethënia simbolike e svastikës është e njohur mirë nga historia e religjionit. Vetë fjala “svastikë” përmban edhe domethënien e këtij simboli: në sanskritishte “svasti” do të thotë shëndet, mirësi dhe gëzim. J. Dechelette, i cili këtij simboli i ka kushtuar kujdes të veçantë, svastikën e ka karakterizuar si simbol “Dielli në lëvizje”. Sipas tij, svastika është zhvilluar prej rrethit të thjeshtë, në të cilin pastaj është skalitur kryqi. Me kohë rrembat e kryqit janë thyer dhe kështu është fituar trajta e svastikës me rremba të thyer brenda rrethit. Kjo do të ishte paraqitja më e hershme grafike e svastikës. Tipi i svastikës me rremba të thyer është i fazës së zhvilluar të mëtejshme të këtij simboli.

Kuptimi kryesor i svastikës te ilirët, njësoj si edhe në viset e tjera ku ajo paraqitet, në thelb, ka qenë solare. Mirëpo, svastika ka edhe kuptime të tjera. Forma e svastikës p.sh., në mburojat ilire, të paraqitura në monedhat e qytetit ilir të Scodrës, pastaj shembëlltyra e trikvetrumit në kallçinjtë e Iliakut etj., ka pasur domethënie apotropeike. Domethënie të tillë me siguri kanë pasur edhe paraqitjet e svastikës në fibulat, në dy byzylykët dhe stoli të tjera që i kanë bartur ilirët.

Ndoshta kanë pasur domethënie apotropeike edhe svastikat në vatrat shtëpiake të Donja Dolinës. Këto objekte, siç kemi theksuar, përveç funksionit praktik, kanë pasur rol të madh edhe në besimin e popullsisë së atij vendbanimi lakustër, prandaj edhe shfaqja e svastikës në to ka qenë padyshim e lidhur ngushtë me vendin që në besimet e tilla ka pasur vatra e shtëpisë. Sipas shpjegimit që pat dhënë Q. Truhelka, banorët e Donja Dolinës u kanë dërguar ushqim të vdekurve, pajtorëve të shtëpisë e të familjes, që kishin qenë të varrosur nën shtëpi të tyre, përmes një vrime në formë të hinkës që gjendej në fund të këtyre furrave. Swastika në këto furra mund tëjetë simbol i lumturisë dhe i gëzimit, por edhe i vdekjes. Dihet se svastika me gemba të kthyer në drejtim të lëvizjes së Diellit në Indinë e lashtë ka qenë simbol i dritës, i gëzimit dhe i jetës, kurse ajo me gemba të kthyer në anën e kundërt (suavastika) ka qenë simbol i vdekjes dhe i fatkeqësisë. Te ilirët i ndeshim të dy tipet e këtij simboli dhe fakti që suavastika gjendet më shpesh në objekte të karakterit funeral se sa svastika, ka të ngjarë që te ilirët këto dy tipe të svastikës kanë pasur të njëjtën domethënie si në Indi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *